wrapper

Sezoni turistik në jug të Shqipërisë, këtë vit do të ketë një risi. Për herë të parë, grupet e turistëve do orientohen drejt një prej monumenteve më të rralla të trashëgimisë fetare e kulturore të gjendura në hapësirën me Sarandës dhe Delvinës, siç është xhamia e Gjin Aleksit në fshat-lagjen Rusan.

web

Ajo do t’i shtohet treshes Butrint -Manastir i Mesopotamit – Syri i Kaltër, si më të vizituarat, ku padyshim vendin e parë e mban Parku Arkeologjik i Butrintit, siti më i mrekullueshëm që zotëron Shqipëria dhe më i mirëmenaxhuari.

Deri më sot, xhamia e Gjin Aleksit nuk ka qenë në axhendat turistike, edhe pse nga pikëpamja infrastrukturore është mjaft komode për t’u vizituar: 16 km larg Sarandës, ku rruga me asfalt të çon deri tek pragu i saj.

Dhe është Auron Tare, njohës ekselent i zonës, ish-Drejtori i Parkut të Butrintit në kohën e futjes së këtij parku në paketat turistike botërore, që po bën të mundur këtë fat dhe për Gjin Aleksin, jo pak të famshëm si vlerë e rrallë trashëgimie.
Aty po mbërrijnë autobusët e parë më turistë, ardhur në Saranda me kroçerat gjigante që sa vijnë e shtohen në bregdetin e këtij qyteti dhe që këtë sezon pritet të jenë në numër rekord.

Përfshirja e Gjin Aleksit në paketat turistike, ndodh ndërsa kjo xhami është përfshirë në një proces rikontruksioni të imët dhe unikal, ndërmarrë nga Komuniteti Musliman.

Përfaqsuesi i KMSH-së si mbikqyrës i punimeve, Enver Samuri, thotë se pas disa muajsh, Gjin Aleksi do ofrojë një pamje tjetër nga ajo që ka qenë deri më tani, ku degradimi po e çonte drejt rrënimit të plotë, paçka disa ndërhyrjeve që përveçse lokale nuk i janë përmbajtur asnjë standarti. Kjo do bëjë që kjo xhami e rrallë, të shndërrohet në “Butrintin” e trashëgimisë fetare në jug të vendit.

/Marr nga sheshi.com/

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2