wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Titulli i librit:

Punimet e Konferencave Ndërkombëtare:
* Mendimi islam bashkëkohor: Zhvillime dhe perspektiva &
* Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva

Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Nr. i faqeve: 354
Vendi, viti i botimit: 2017
ISBN: 978-9928-126-13-9

 

Tiranë, tetor 2017

Sheh dritën e botimit një prej punimeve më të reja të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Bëhet fjalë për përmbledhjen e dy konferencave të rëndësishme ndërkombëtare që u organizuan në vitet 2015-2016. Konferenca e parë u zhvillua në Tiranë, me temë “Mendimi bashkëkohor islam: Sfida dhe perspektiva”, ndërsa konferenca e dytë në Tivar të Malit të Zi, me temë: “Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva”.

Punimet e dy konferencave trajtojnë zhvillimet bashkëkohore të mendimit islam te shqiptarët dhe ecurinë e arsimit islam në mesin e tyre, me problematikat, arritjet dhe sfidat që parashtrojnë koha dhe situata aktuale rajonale e ndërkombëtare. Tashmë këto punime i prezantohen publikut shqiptar e më gjerë, të botuara në një vëllim të vetëm, të shoqëruar me përmbledhjet e tyre në gjuhën angleze.

Qytetërimi islam arriti të sintetizonte dhe të zhvillonte më tej arritjet më të mira të dijes dhe kulturës njerëzore të kohës. Ndër popujt që kanë lënë gjurmë në këtë trashëgimi të pasur botërore, janë edhe shqiptarët, pas pranimit masiv të Islamit nga ana e tyre. Por për shkak të ndryshimit dhe përmbysjeve të vazhdueshme të rrethanave politike, shoqërore dhe historike në njëqindvjeçarin e fundit, edhe zhvillimet e mendimit islam te shqiptarët kanë pësuar shumë luhatje gjatë kësaj kohe, duke shkuar deri në ndërprerje, për t’u riaktivizuar më pas në nivele të ndryshme.

Hulumtimi i këtyre zhvillimeve nuk ka hasur deri tani në vëmendjen dhe seriozitetin e duhur nga shkenca shqiptare. Pikërisht ky ishte edhe qëllimi i dy konferencave, për të kontribuar në mbushjen e këtij boshllëku studimor dhe për të krijuar një platformë të përbashkët që do të ndikonte në lulëzimin e mendimit islam te shqiptarët.

Ky botim tashmë do të jetë në dispozicion të organizmave që kujdesen për veprimtarinë akademike, arsimore e kulturore islame si dhe të lexuesve e studiuesve që kanë në fushën e interesit të tyre kulturën dhe mendimin islam. Ai do të shërbejë si një bazë e shëndoshë dhe stimulues për të çuar më tej punën studimore dhe intelektuale në këtë drejtim.

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2