wrapper

 

Libroteka e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), sistematikisht është pasuruar me botimet e “Qendrës Kulturore Abdulkadir Arnaut” (QKAA) në Prishtinë. Në këtë kuadër, gjatë muajit korrik fondit të Librotekës iu shtuan edhe dy botimet më të fundit të Qendrës.

Libri i parë titullohet “Muntekheb un-nasiha, fil ed’ije-s sahiha” (Këshilla të zgjedhura për lutjet autentike), me autor imamin Abdul Ganijj El-Makdesi. Në fakt libri është një përmbledhje e pasuruar me redaktime dhe komente nga dijetari i mirënjohur Abdul Kadir Arnauti dhe djali i tij, ish-drejtori i QKAA, i ndjeri Mahmud A. Arnauti. Ai përmban një numër të madh hadithesh autentike rreth çështjes së lutjes dhe pozitës së saj të lartë në sheriatin islam. Ashtu sikurse pasqyron një varg lutjesh, të renditura sipas situatave të ndryshme që mund të ndodhet individi.

Libri tjetër titullohet “Subul el-selam fima la jenbegi lil-muslimi xhehletu min el-akide, ues sire, uel adab, uel ahkam” (Udhët e paqes në njohuritë që duhet të zotërojë çdo musliman rreth besimit, historisë, etikës dhe dispozitave fetare) me autor Abdullah bin Umer el-Bekri. Libri flet për rëndësinë e njohjes së besimit të saktë islam, historinë islame, kulturën dhe edukatën islame, si dhe normat islame në disa çështje kryesore. Libri ka përfshirë gjithashtu informacione nga disa fusha kryesore të fesë dhe mëton të përcjellë te çdo lexues njohuritë dhe kulturën bazë islame.

Vlerat që bartin këta libra janë pasuri për çdo lexues, prandaj Libroteka AIITC, shpreh vlerësim dhe falënderim të veçantë për drejtuesit e Qendrës Kulturore Abdulkadir Arnaut dhe kujton me nderim drejtorin e saj të ndjerë Mahmud A. Arnauti.

 

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2