wrapper

Ju njoftojmë se, së shpejti Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, do të organizojë për të dhjetin vit radhazi konkursin “Çmimi AIITC”.

Ky është një nga konkurset më të rëndësishëm që vlerëson prurjet e krijimtarisë së një viti kalendarik dhe që stimulon studiuesit, artistët dhe talentet e reja për kontributin, që sjellin në shkencë, art dhe kulturë.
Me objektivitet të plotë do të vlerësohet puna krijuese dhe hulumtuese gjatë periudhës kohore qershor 2016 - maj 2017, për tre kategoritë kryesore:


? Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame.
? Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë.
? Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi me temë “E bukura në shpirt dhe në jetë”.


Për më shumë informacion rreth “Çmimi AIITC – Edicioni i dhjetë” dhe për t’u regjistruar klikoni linqet:
http://www.aiitc.net/index.php/cmimi-aiitc/formulari-i-pjesemarrjes


Kliko këtu për të parë dosjen e plotë të Çmimit AIITC – Edicioni i dhjetë 

 

 

 

 

 

 

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2