wrapper

 
Ndahet nga jeta bashkëpuntori i AIITC, prof. dr. Hasan Çipuri
 
Tiranë, 29.09.2017
 
Është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare profesori i nderuar Hasan Çipuri. Prej shumë vitesh profesor Çipuri ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, duke dhënë një kontribut të vyer me idetë, përvojën dhe përgatitjen akademike të ofruar.
 
Ai ka qenë shef i sektorit të Terminologjisë dhe Enciklopedisë Ushtarake, njëherazi pedagog i gjuhës serbo-kroate në Akademinë e Mbrojtjes dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Duke qenë njohës i pesë gjuhëve të huaja, kontributi i tij është i madh në fushën e linguistikës.
 
Profesor Çipuri është autor dhe bashkautor dhe drejtues shkencor i 32 fjalorëve, mes të cilëve fjalori shqip-serbisht, 12 librave historikë dhe ushtarakë si dhe buletinëve e teksteve mësimore. Prof. dr. Hasan Çipuri, për punën e tij të palodhur dhe kontributin e madh në shumë fusha, ka fituar 8 urdhëra e medalje shërbimi dhe veprimtarie shkencore nga institucionet e Kuvendit dhe Presidentit të Republikës.
 DSC 0005a
 
Gjithashtu, ai është nderuar me shumë tituj nderi në Evropë e Amerikë, mes të cilave Medalja Botërore e Lirisë dhe Medalja e Ambasadorëve Ndërkombëtarë, dorëzuar nga Instituti Biografik Amerikan.
 
Profesor Çipuri do të kujtohet gjithnjë si një intelektual i shquar, një bashkëpunëtor i zoti dhe njeri me merita të veçanta.
 
 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2