wrapper

Efektet metafizike ndaj shpirtit njerëzor mes fesë dhe filozofisë Cover

 

Titulli i librit: Efektet metafizike ndaj shpirtit njerëzor, mes fesë dhe filozofisë

Autori: Dr: Feuz bint Abdal-Latif Kamil Kurdi

Përkthyes: Ilir Curri

Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

Nr. faqeve: 98

Vendi, viti i botimit: Tiranë 2017

ISBN: 978-9928-4220-8-8

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam i ofron lexuesit shqiptar botimin e ri me titull: “Efektet metafizike ndaj shpirtit njerëzor, mes fesë dhe filozofisë” me autore dr. Feuz bint Abdal-Latif Kamil Kurdi.


Autorja e sjell këtë vepër si studim në rrafshin fetar dhe filozofik. Duke hedhur dritë mbi njeriun dhe forcat njohëse të tij, sipas teksteve të shenjta, ajo synon të arrijë një kuptim të drejtë të efekteve metafizike ndaj shpirtit human, por në të njëjtën kohë duke mos lënë pas dore as tablonë filozofike që prezanton logjika, edhe pse larg dritës së shpalljes mbi këto efekte.


Ky studim synon të shfaqë fakte të efekteve metafizike në shpirtin njerëzor. Ndërsa prezanton disa perceptime dhe teori shkencore e filozofike rreth kësaj çështjeje, duke ofruar kontribut ndaj botëkuptimit që e sheh njeriun si trup dhe si shpirt, si dhe synon të ofrojë ndihmesë modeste drejt njohjes reale të shpirtit njerëzor, larg devijimeve që kanë zënë hapësirën legjitime të dijes që promovohet.


Studimi, në të njëjtën kohë, synon të hedhë dritë mbi këtë çështje të rëndësishme, rreth së cilës flitet aq shumë dhe larg dijes së saktë dhe përcjelljes së drejtpërdrejtë, veçanërisht me përhapjen e filozofive spirituale dhe thirrjeve për zhvillim njerëzor – Human Potential of Development, e cila origjinën e saj e ka në perceptime filozofike rreth njeriut, larg mbështetjes tek drita e Zbulesës Hyjnore. Prandaj autorja e pa të nevojshme të trajtojë këtë çështje, sidomos me përhapjen e shkrimeve që qarkullojnë në mbështetje të zhvillimit dhe potencialeve njerëzore, duke promovuar rezultate (parapsikologjike) dhe të tjera shkencave false tek njerëzit e thjeshtë.


Ky kërkim karakterizohet nga konciziteti dhe përmbledhja në sqarimin e të dhënave dhe sinjaleve filozofike, larg zgjatjes dhe stërhollimit të detajuar. Pasi është trajtuar thjesht si fushëpamje vizionare mbi këtë çështje, për studiuesit dhe nxitje e tyre për kërkime të detajuara dhe të plota, që do të përfshijnë hollësitë më të thella të temës së trajtuar.


Studimi i tejkalon definicionet etimologjike dhe kuptimet mediatike mbi shpirtin njerëzor, gjë që e bën këtë kërkim lehtësisht të rishikueshëm për ata që kanë nevojë të thellohen në këtë fushë. Ai përbën një hap të parë, i cili duhet të ndiqet nga hapa të tjerë për të trajtuar anët e shumta të kësaj çështjeje dhe çdo gjë që lidhet me të.


Libri është ndarë sipas kësaj pasqyre:
- Hyrje ku sqarohen arsyet e kërkimit, rëndësia dhe plani i tij
- Forcat njohëse të njeriut
- Shpirti njerëzor në shkrimet e shpallura
- Realiteti i efekteve të padukshme tek njeriu


Çdo lexues pas leximit të këtij studimi, do të arrijë të gjejë përgjigjet e pikëpyetjeve të tij, por jo vetëm, ai do të formësohet mendërisht dhe do të gjejë paqe e shpresë në madhështinë e krijimit të njeriut dhe në fjalët hyjnore që janë argument bazë i këtij studimi.

 

Dy fjalë për autoren:

Dr. Feuz Abdulatif Kamil, studiuese nga Arabia Saudite, e specializuar në teologjinë islame dhe rrymat filozofike bashkëkohore. Pedagoge në Departamentin e Studimeve Islame pranë Fakultetit të Edukimit, në Xhedda të Arabisë Saudite. Ka botuar tetë monografi në fushën e doktrinës dhe të pedagogjisë islame, si dhe ka shkruar dhjetëra artikuj studimorë e publicistikë, që trajtojnë tematika të ndryshme mbi edukimin, gruan, mësimdhënien etj. Anëtare aktive në media dhe organizma të ndryshëm akademikë e shoqërorë në shtetet arabe të Gjirit Persik.

 

Efektet metafizike ndaj shpirtit njerëzor mes fesë dhe filozofisë Cover Preview

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2