wrapper

Ohër, 06.10.2017


Në praninë e funksionarëve të jetës fetare islame dhe instituticioneve edukative islame nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I zi, Sanxhaku, Presheva dhe Bosnja Hercegovina filloi punimet e saj Konferenca e III Ndërkombëtare me temë: “Medresetë shqiptare sot: Kurrikulat dhe tekstet shkollore”.

Ceremoninë e çeli prof. dr. Faredin Ebibi, dekan i FSHI – Shkup. Ai foli për rëndësinë e këtij takimi akademik në zhvillimin e medreseve shqiptare dhe planprogrameve të tyre. Më pas për përshëndetën takimin me radhë, Prof. Dr. Omar Kasule, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, Dr. Ahmet Alibašić dhe Kryetari i BFI, Reis Sulejman ef. Rexhepi.

Prof. Kasule prezantoi shkurtimisht një zhvillim historik të medreseve në Botën Islame, duke theksuar rëndësinë e ndërthurjes midis programeve tradicionale dhe reformave modernizuese.

Prof. Zekaj bëri një rezyme të objektivave që synohen të përmbushen nëpërmjet organizimit të këtyre konferencave në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Këtë e përforcoi më tej drejtori i CNS - së - Dr. Ahmet Alibasic. Sipas tij, vijimësia e këtyre takimeve dëshmon seriozitetin dhe sinqeritetin e nismëtarëve të tyre për të ndihmuar në përmirësimin e edukimit islam, si njëri nga të paktat kontribute ballkanike të vlerësuara në Europë.

Në mbyllje të seancës së hapjes kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Sulejman ef. Rexhepi, vlerësoi lart motivin e konferencës. Ai parashtroi idenë e unifikimit të kurrikulave në medresetë islame shqiptare dhe forcimin e identitetit të tyre kombëtar, në shërbim të fesë dhe të atdheut. Konferenca do të vazhdoj punimet edhe ditën e shtunë 07.10.2017.

Kliko ketu për më shumë

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2