wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Titulli: Hyrje në Islam
Autori: Dr. Muhamed Hamidullah
Numri i faqeve: 272 fq
Formati: 15x22cm
Tit. Origjinalit: Introduction to Islam
Botues: AIITC
ISBN: 978-9928-126-09-2


Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam sjell në duart e lexuesve ribotimin e librit “Hyrje në Islam”, të autorit dr. Muhamed Hamidullah. Rikthimi i tij pas rreth 30 vitesh nga publikimi i parë në gjuhën shqipe, ishte ndër objektivat e veprimtarisë botuese të AIITC, sepse ai konsiderohet si një nga librat më të njohur mbi fenë islame në shek. XX, duke qenë i përkthyer dhe i botuar në mbi 12 gjuhë.

Në 265 faqe autori flet në mënyrë të detajuar, për çështje si koncepti i besimit te Zoti, fillesat e ndërgjegjësimit fetar, shpallja hyjnore, jeta dhe misioni i Profetit Muhamed (a.s), historia e Kuranit dhe hadithit, koncepti islam për jetën fetare dhe shpirtërore, librat e shpallur dhe profetët e Zotit, engjëjt dhe jeta e përtejme si dhe shumë çështje të tjera me mjaft interes për lexuesin.

Libri merr një rëndësi më të madhe, duke pasur parasysh edhe faktin se autori i tij, dr. Muhamed Hamidullah, vlerësohet si një nga dijetarët bashkëkohorë më të rëndësishëm, sa i përket aspektit të hulumtimeve në shkencat islame, i vlerësuar edhe si një nga kontribuuesit më të mëdhenj në literaturën e hadithit.

Gjatë procesit të përgatitjes për shtyp, materiali ka pësuar një redaktim gjuhësor të tërësishëm, duke u mbështetur në versionin origjinal në gjuhën angleze. Është parë e arsyeshme, që disa fragmente e paragrafë të ripërkthehen dhe librit t’i shtohen fakte biografike interesante për autorin, për të kuptuar më mirë autoritetin dhe peshën e këtij dijetari të Islamit.

Gjithkush duhet ta ketë në bibliotekën personale këtë libër, pasi është udhërrëfyes plotësisht i kualifikuar, për këdo që dëshiron ta njohë fenë islame nga afër, gjurmët e saj në të shkuarën, ndikimin e saj sot dhe perspektivën në të ardhmen.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2