wrapper

Tiranë, 12.03. 2019

Një përfaqësi e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam zhvilluan një vizitë pune në Institutin “Yunus Emre”, ku u pritën nga drejtori Ömer Demirbaş. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi projektet e kurseve të gjuhëve të huaja që ofrohen nga Instituti AIITC në gjithë vendin.

Në këtë pritje morën pjesë Drejtori i AIITC, dr. Ardian Muhaj, kryetari i bordit drejtues, z. Faruk Borova, si dhe përgjegjësja e Qendrës së Kurseve të Gjuhëve të Huaja pranë AIITC, znj. Afërdita Hyseni. Drejtori Muhaj bëri një prezantim të shkurtër të Qendrave social-kulturore të ngritura në disa qytete të vendit, si dhe të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Institutit AIITC. Ai gjithashtu theksoi interesin e të rinjve për të qenë pjesë e programeve të edukimit që ne ofrojmë.

Ndërsa drejtori i Institutit Yunus Emre, z. Ömer Demirbaş, shprehu përshtypjet më të mira për kontributin e Institutit AIITC në fushën e shkencës dhe arsimit. Ai vlerësoi edhe marrëdhëniet miqësore mes dy institucioneve, duke u shprehur i gatshëm për thellimin e tyre nëpërmjet zhvillimit të projekteve me interes të përbashkët. Përfaqësia e AIITC i dhuroi këtij Instituti edhe disa nga botimet kulturore më të fundit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2