wrapper

Tiranë, 20.02.2017

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC nisi në muajin shkurt kurset e reja të gjuhës arabe në tre nivele: fillestar, mesatar dhe të avancuar. Pas mbylljes së nivelit të pestë të kursit, kursantët morën vlerësime të kënaqshme pas testimit të detyrueshëm, duke i hapur kështu rrugën ndjekjes së kursit në nivelin e gjashtë.

Prej 5 vitesh nga licencimi i saj, kjo Qendër organizon rregullisht kurse të gjuhës arabe, angleze, gjermane dhe turke në të gjitha nivelet. Ashtu sikurse zhvillon seminare, workshope e trajnime të ndryshme në grup apo individuale, për tematika të ndryshme që lidhen me mësimin e gjuhëve të huaja, përgatitjen për provime etj.

Për kursantët e gjuhës arabe Qendra shpërndan falas literaturë ndihmëse nga botimet e AIITC, siç është abetarja e gjuhës arabe “Hap pas hapi mësojmë arabisht” dhe libri “Flasim arabisht”. Në këta libra jepen informacione bazë për mësimin e shkrim-leximit arab, si dhe dialogë të thjeshtuara për situatat më të zakonta që has një udhëtar në vendet arabe. Mësimdhënia e kësaj gjuhe është ofruar falas, ndërsa metoda bazë është libri “Madinah Arabic Reader” dhe USB Arabic Ultimate Set.

Përveç mësimit të gjuhës së huaj, Qendra ofron për frekuentuesit e saj anëtarësim falas në Librotekën e Institutit, ku mund të gjejnë e të lexojnë literaturë të ndryshme artistike, studimore, historike, filozofike, fetare etj. Në këtë mënyrë ata mund të përmbushin më mirë interesat e tyre kulturorë dhe të zhvillojnë aftësitë gjuhësore të përfituara në kurset e gjuhëve të huaja.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2