wrapper

Dr. Ramiz Zekaj

Kaligrafia arabe ose - bukurshkrimi arab fokusohet si një formë parësore e artit dhe si një shprehje vizuale qё lidhet me parimet kozmike dhe shpirtërore tё popujve qё pёrqafuan Islamin, si dhe me prejardhjet socio-historike tё tyre. Anёmbanë botës islame, kaligrafia është një simbol që përfaqëson bashkimin, bukurinë dhe fuqinë.
Kuptimi i arteve nga pikёpamja islame, dallimi midis arteve dhe mjeshtrive, domethënia e simbolikës, motivet gjeometrike, arabeskat dhe zbukurimet kaligrafike janë në thelb të studimeve tё rralla por eminente tё bёra nё kohё tё ndryshme nga studiues tё shumtё, tё cilёt duke u pёrpjekur tё japin opinionet e tyre pёr kaligrafinë Islame nё pёrgjithёsi dhe atё arabe nё veçanti, hetojnё origjinën e saj dhe shpjegojnё zhvillimet e hershme dhe të vonshme rreth saj. Ata i kushtuan vëmendje tipeve të kaligrafisë, instrumentave, hetimit të hollësishëm të ndryshimeve estetike midis kaligrafisë arabe dhe asaj jo-arabe, gjë e cila arriti të sigurojë një metodë për të kuptuar shpirtin thelbësor të secilës kulturë.
Kaligrafi islame ne xhamine Kubelie
Kaligrafi islame ne xhamine Kubelie (Kapllan Beu) te Kavajes - para shkaterrimit te saj
Parimet estetike të kaligrafisë arabe janë tё pranishme edhe nё kulturёn materiale tё popullit shqiptar, dhe pёrbёjnё një nga vlerat e spikatura tё artit tё tё shkruarit. Një shembull plot kuptim i kaligrafisë mund të haset kudo nё objektet e kultit. Gdhendjet e ndryshme, të cilat i gjejmё nё mbishkrimet mbi sipërfaqet e gurit, stukos, mermerit, allçisё, mozaikut, pikturёs, deri edhe dorёshkrimet me karaktere tё ndryshme nё letёrsi e shkencё.

 

Mbishkrimi mund të jetë një varg nga Kur'ani, rreshta nga një poezi, mesazhe, emra apo data, nё analizen dhe trajtimin e disa prej tё cilave do tё ndalemi ne vazhdim.
Pёr tё pasur njё pёrfytyrim mё tё qartё tё artit tё kaligrafisё islame dhe ndikimit tё tij nё kulturёn materiale shqiptare ёshtё e nevojshme tё kihen parasysh edhe zhvillimet e mёhershme romake e bizantine si dhe ndikimi i tyre nё imazhet me figura për të përcjellë thelbin e bindjeve kristiane nё kohёn paraislamike tё Ballkanit.
 
 
 
 
 
Shkrim arab nё teshat e mbretit tё Sicilis-Roxhersi i dytё
Pёr dallim nga dy periudhat e mёhershme qё nё bazё kishin pikturёn-figurёn njerёzore dhe motivet e ndёrlikuara nё pёrcjelljen e vlerave artistike dhe teologjike, vёrejmё se me futjen e kaligrafisё arabe si mjet dekorativ bёhet njё trajtim krejt i veçantё duke i lёnё udhё tё lirё imagjinatёs sё artistёve dhe mjeshtёrve pёr tё shfrytёzuar nё mёnyrё tё hapur motivet, format dhe ngjyrat. Kёshtu vёrejmё se kaligrafia islame mundёsonte pёr tё përdorur fomat dhe madhësitë e fjalëve arabe dhe shkronjat për qëllime të ngjashme.
Në të kaluarën, udhëheqësit muslimanë panë tek artet figurative një nënkuptim të mundshëm të idhujtarisë, kjo bёri qё teokracia e hershme e Islamit tё hidhte shikimin tek mjeshtëria artistike e kaligrafisë për shprehjen fetare. Kaligrafia arabe u bë tepër e vlerësuar si një art komunikimi tё veçantё artistik, si njё art qё paraqitet nёpёrmes dekorit dhe estetikёs sё linjave të shkruara nё forma dhe mёnyra ndёr mё magjepset.
Kaligrafi e njё arabeske me motiv shqiptar nё xhaminё e Bukuroces – Kosova Lindore
Stilet kryesore të kaligrafise sё pёrdorur nё objektet e punuara nё trojet shqiptare nёn ndikimin e artit arab tё punuara kёto pёrmes dekorit tё shkronjave janë "Kufi", një stil formal me karakter të mprehtë, "Thuluth", një shkrim i rrjedhshëm kursiv i shkruar me shkronja të rrumbullakëta, "Divani", i përdorur përgjithësisht për të shkruar dekretet, dhe "Talik".
 
Mbishkrim nё kopshtin arkeologjik tё Durёsit 1881
 
 
 
 
Për arsye tё rolit tё saj në regjistrimin e tekstit Kur'anor dhe fjalës së Zotit, kaligrafia është konsideruar si elementi mё i rëndësishëm artistik, njёkohёsisht edhe mё kulmor në ndёrtimin e vlerave tё kulturёs materiale nё trojet shqiptare gjatё shekujve tё fundit.
 
 
 
 
 
 
INSTRUMENTAT E SHKRIMIT
Instrumentet e shkrimit (aklam) dhe letra ishin tё njё rёndёsie tё veçantё. Ato, nё tё shumtёn e rasteve, pёrcilleshin nga njё kaligrafist tek tjetri, duke bёrё edhe pёrmirёsime kohё pas kohe tё cilёsisё sё tyre. Ato ishin mjetet përçuese të kumunikimit të shkruar dhe kishin një ndikim vendimtar mbi çdo aspekt tё dekorit nё tё shkruajtur. Kur kaligrafët shqiptarё zhvilluan idenë e kompozimeve më vete apo origjinale, secili duhej të përpunohej nga fillimi.
Me t’u shpikur një kompozim kaligrafik, i njejti mund të kopjohej përsëri nga mjeshtra në vende po aq larg sa Marrakeshi dhe Stambolli. Kjo bёri qё edhe instrumentat e shkrimit tё ishin tё pёrafёrt nё tё gjithё vendet islame por me ndryshime tё theksuara nё periudha kohore.
Pena prej kallami e kaligrafit, e njohur si tomar, përbëhej nga 24 fije floku të një gomari. Sesi pritej pena kjo varej nga marrja parasysh e gjërave të tilla si: zakoni i kaligrafit, traditat e vendlindjes së tij, dhe lloji i tekstit që do të transkriptohej.
Nё Institutin Shqiptar tё Mendimit dhe Qytetёrimit Islam nё Tiranё kanё filluar tё mblidhen disa nga instrumentat e perdorura nga kaligrafistet (bukurshkruesit) shqiptare tё shekullit tё kaluar si Hafiz Ismet Dibra, Emin Lutfiu etj.
LLOJET E SHKRIMIT
SHKRIMI KUFI
Kufi ka qenë shkrimi mbizotërues i dijetarёve (ulemave) në kohët e hershme. Ai ishte krijuar pas themelimit të dy qyteteve muslimane të Basras dhe të Kufas në dhjetëvjeçarin e dytë të erës islame (shekulli i tetë i erës sonë). Shkrimi ka përmasa specifike proporcionale si dhe forma këndore e katrore të theksuara. Ai u bë i njohur si shkrimi me emrin "Kufi".
Shkrimi "Kufi" ka pasur një ndikim të thellë mbi të gjithë kaligrafinë islame. Në të kundërt me vertikalet e ulëta të tij, Kufi ka vija horizontale që janë të zgjatura. Shkrimi është në mënyrë të konsideruehme më i gjerë sesa i lartë. Kjo i jep atij njëfarë hovi dinamik. Shkrimi zgjidhet shpesh për t’u përdorur mbi sipërfaqe gjatoshe. Me konstruktin e tij të lavdishëm Hendesi (gjeometrik) Kufi mund t’i përshtatet çfarëdo hapësire dhe materiali-që nga shamitë e mëndafshit te monumentet arkitekturore të lëna nga Timori në Samarkandë. Për arsye se Kufi nuk iu nënshtrua rregullave strikte, kaligrafët që e kanë përdorur atë kanë patur në të vërtetë dorë të lirë në konceptimin dhe zbatimin e formave të tij zbukuruese.
Mbishkrim nё fortesen e Elbasanit Transkriptim sipas Vexhi Buharas
Kёtё shkrim e kanё pёrdorur pothuajse tё gjithё kaligrafёt shqiptarё. Studjuesi ynё i njohur Vexhi Buharaja, duke shpjeguar mbishkrimet nё objektet e besimit islam nё Shqipёri, shumё herё ёshtё pёrpjekur tё tregojё edhe pёr llojet e shkrimeve tё pёrdorura nё kёto mbishkrime. Kёshtu rreth njё mbishkrimi nё fortesёn e Elbasanit ai shprehet: "Teksti arabisht ёshtё gdhёndur nё relief tё ngritur e me elegancё tё rrallё nё shkronjat e njё tipi tё vecantё tё grafisё arabe qё i shёmbёllen tipit arkaik kufi, por qё s'ёshtё i kёtillё".
SHKRIMI NASKH
 
 
 
 
 
 
 
 
Naskh ёshtё një nga shkrimet më të hershëm që u zhvillua. Ai fitoi popullaritet, pasi u përpunua nga kaligrafi i famshëm Ibn Muklh në shekullin e njëmbëdhjetë. Për arsye të sistemit të përgjithshëm të pёrpjestimit të Ibn Maklah-ut, stili Naskh shfaq një linjë shumë ritmike.
Më vonë Naskh u reformua nga Ibn Al-Banuab dhe të tjerë, duke u bërë një shkrim elegant, i
vlefshëm për Kur'anin. Prandaj mё shumë Kura'në janë shkruar në Naskh sesa në të gjithë shkrimet e tjera të mbedhura së bashku. Meqenëse shkrimi është relaivisht i lehtë për t’u lexuar dhe shkruar, Naskh tërhiqte në mënyrë të veçantë popullsinë e përgjithshme.
Naskh shkruhet në përgjithësi me vija të shkurtra horzontale-dhe me thellësi pothuajse të barabartë lart dhe poshtë vizës së mesme. Harkimet janë të plota dhe të thella, vijat pingule dhe vertikale, dhe fjalët janë në përgjithësi të ndara mirë. Tani, Naskh edhe sot konsiderohet si shkrimi më i lartë për pothuajse të gjithë muslimanët dhe arabët rreth e qark botës.
 
SHKRIMI RIK’A
 
Ky shkrim, i quajtur gjithashtu Ru’kah, (letër e vogël), u zhvillua nga Naskh dhe Thuluth. Megjithëse Rik’a ka një afërsi ngushtë me Thuluth, ajo mori një tjetër drejtim zhvillimi. Rik’a u bë me e thjeshtuar. Format gjeometrike të shkronjave janë të ngjashme me ato të Thuluthit, por janë më të vogla me dhe më shumë harkime. Rik’a është e rrumbullakosur dhe e organizuar dendur me bishta të shkurtra horizontale, dhe shkronja Elif kurrë nuk shkruhet me xhufka.
Model shkrimi Rik'a
Rik’a ishte një nga shkrimet e parapёlqyera të kaligrafëve osmanë dhe iu nënshtrua shumë përmirësimeve nga dora e Sheik Hamidullah Al-Amasi. Më vonë, Rik’a u rishikua nga kaligrafë të tjerë dhe vazhdoi që të bëhej shkrimi më popullor dhe i përdorur gjerësisht. Sot, Rik’a është shkrimi i preferuar për të shkruarin me dorë tejembanë botës islame.
 
SHKRIMI PERSIAN (TA’LIK = I VARUR)
Shkrimi Ta’lik (i varur) besohet që të jetë zhvilluar nga persianët nga njё shkrim i hershëm dhe pak i njohur arab i quajtur Firamuz Taliq, i quajtur gjithshtu Farsi, është një shkrim i thjeshtë kursiv që duket të ketë qenë në përdorim që nga shekulli i nëntë.
Kaligrafi Abdu-l-Haxh, nga qyteti i Astarbadit, duket që të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e hershëm të shkrimit. Ai ishte inkurajuar nga pronari i vet, Shah Ismaili, për të formuluar rregullat bazë të shkrimit Taliq. Shkrimi është tani shumë i preferuar nga arabët, dhe është stili kaligrafik karakteristik për muslimanët persë, indianë dhe turq.
Disa lloje shkrimi nё njё faqe te vetme
Kaligrafisti persian Mir Ali Sulan Al-Tebrizi zhvilloi nga Naskhi dhe Ta’liku një varietet më të lehtë dhe më elegant, i cili u bë i njohur si Nasta’liq. Megjithatë, kaligrafët persë, turq, shqiptarё dhe ballkanas tё tjerё vazhduan që të përdornin Ta’likun si një shkrim monumental për rastet e rëndësishme.
Fjala Nasta’lik është një fjalë e përbërë, që rrjedh nga Naskh dhe Ta’lik. Shkrimet Ta’lik dhe Nasta’lik përdoreshin gjerësisht për kopjimin e antologjive, epikave, miniaturave dhe veprave të tjera letrare perse, por jo për Kura'nin e Shenjtë.
 
 
 
 
 
 
SHKRIMI THULUTH
 
 
 
 
 
 
 
 
Shkrimi Thuluth ishte formuluar fillimisht në shekullin e shtatë gjatë kalifatit Emevi (Umajad), por deri në fund të shekullit të nëntë nuk u zhvillua plotësisht.
Emri Thuluth do të thotë "një e treta"- ndoshta për arsye të proporcionit të vijave të drejta ndaj harkimeve, ose ndoshta sepse shkrimi ishte sa një e treta e madhësisë së ndonjë shkrimi tjetër popullor bashkëkohor. Megjithëse i përdorur rrallë për shkrimin e Kur'anit, Thuluth ka gëzuar një popullaritet të madh si një shkrim zbukurues për mbishkrimet kaligrafike, titujt, etj. Vazhdon të jetë ende më i rëndësishmi i të gjitha shkrimeve zbukuruese.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
SHKRIMI DIVANI
 
 
 
 
 
 
 
 
“Shkrimi Divani” është një stil osman paralel me Shikasteh (stili i thyer). Ky shkrim ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë nga kaligrafi i mbaruar Ibrahim Munif në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë nga Ta’liq turk/persian. Divani e arriti pikën më të lartë në shekullin e shtatëmbëdhjetë, në sajë të kaligrafit të famshëm Shala Pasha. Si Rik'a, Divani u bë shkrimi i preferuar për kancelerinë osmane e pёr pasojё edhe pёr kancelaritё shqiptare tё kohёs.
Vula e Sulltan Sylejman Kanuniut me shkrim Divani
Divani është jashtë mase kursiv dhe tepër i organizuar me shkronjat e tij të papikëzuara dhe të bashkuara në mënyrë jokonvencionale. Nuk përdor shenja zanoresh. Divani zhvilloi gjithashtu një varietet ornamental të quajtur Divani Jali, i cili njihej gjithashtu si Humayuni (Perandorak). Meritat për zhvillimin e Divani Jali i vishen Hafiz Osmanit. Hapësirat midis shkronjave stërpiken me zbukurime (temina) të cilat jo domosdoshmërisht kanë vlera tё mёdha ortografike. Divani Jali preferohej tepër për qëllime zbukurimi edhe nga tё gjithё mjeshtrit shqiptar.
 
NJËSIA E PROPORCIONIT NË KALIGRAFI
Ёshtё e rёndёsishme tё kihet parasysh se parimet gjeometrike luajnë një rol të rëndësishëm në kaligrafinë arabe. Lexueshmëria e një teksti dhe bukuria e linjës së tij kërkon zbatimin e rregullave të perpjestimit. Këto rregulla të perpjestimit bazohen mbi madhësinë e Elifit. Pika është një shenjë në formë katrore e formuar nga maja e penës së kaligrafit kur shkruan letër.
Në varësi të kaligrafit dhe stilit të shkrimit, lartësia e elifit varionte nga tre deri në 12 pika. Gjerësia e një elifi ishte e barabartë me një pikë.
 
STILET E KALIGRAFISЁ TЁ ALHAMIADISTЁVE SHQIPTARЁ
M.Kyçyku "ERVEHEJA" 1820 »
Gjatё shekujve XVII – XVIII nё trevat shqipfolёse tё Ballkanit u shfaq njё fenomen i ri nё kulturёn e tё shkruarit. Krahas alfabetit latin (qё ishte pёrdor nga Budi, Buzuku, Bogdani etj. ose alfabetit grek qё kishte pёrdor Theodhor Kavalioti nё vepren e tij Protopiria), dolen edhe shumё shkrimtarё, poetё, gjuhёtarё dhe pedagogё qё nё veprat e tyre pёrdorёn alfabetin arab pёr tё shkruar gjuhёn shqipe. Duke qenё tё kohёrave tё ndryshme ata ndoqёn kaligrafi tё ndryshme, shpeshherё me ndikime tё natyrёs shqiptare. Nё antikuarin e Institutit tonё tё Mendimit dhe Qytetёrimit Islam, gjenden shumё relike tё poezive tё tyre, tё ilahive, mevludeve, divaneve etj., ku dallojmё stilet e tyre; kurse nё Arkivin e Shtetit Shqiptar dhe nё Bibliotekat Kombёtare tё Shqipёrisё, Kosovёs e vendeve tё tjera tё trojeve shqiptare nё Ballkan gjёnden shumё dokumenta, sidomos tё fushёs sё korrespondencёs, qё dёshmojnё se çfarё stilesh ka pёrdorur infrastruktura shqiptare e asaj kohe.
Porosia e Daut Boriçit per tu mesuar femijeve gjuhen shqipe »
Nё shumё dokumente qё pasqyrojnё marrёdhёniet zyrtare tё pashallarёve shqiptarё mbizotёron "shkrimi divani". Ajo qё i karakterizonte qatipёt shqiptarё ka qenё shkrimi i tipit "Divani jalisё". Ndёrkohё qё nё shumicёn e veprave tё alhamiadistёve shqiptarё ne kemi venё re se mbizotёrues ёshtё shkrimi "Kufi".
Mbeten pёr tu vёzhfuar epigramat e shumta qё gjёnden tё gdhendur nё fasada ose relike tё dukshme tё ndonjё monumenti ose fotografie tё vjetёr qё e dёshmon atё.
 KALIGRAFIA MODERNE:
Kaligrafi kombinative moderne
Nё tё njёjtёn masё sa nё tё kaluarёn edhe tani kaligrafia arabe trajtohet si art i veçantё pёr tё pёrcjellё imazhin e tё bukurёs pёrmes imazheve abstrakte e thyerjeve, pёrmes ngjyrave estetike, gdhendjeve etj.
Nё shumё universitete tё botёs islame, por edhe nё institute orientale zhvillohen kurse pёr mёsimin e paleografisë qё u mundёsojnё studentëve tё njihen me paleografinë dhe kaligrafinё islame. Aty trajtohen njohuritё themelore tё paleografisë islame, njihen format e gërmëzimit tё veçantë të fjalëve osmane, arabe e perse, bёhen ushtrime mbi thuluth dhe rik’a.
Edhe nё trojet shqiptare ka pasur disa zhvillime interesante nё drejtim tё pёrdorimit tё kaligrafisё islame. Kёshtu nga viti 1984-1994, njё ekip i udhehequr nga mjeshtri Demir Behluli restauruan dhe dekoruan me njё art tё bukur aplikativ 17 xhami nё Kosovёn Lindore me gjithsejt 74 kube. Pёr tё dekoruar njё xhami atyre iu desh njё kohё prej 16-45 ditё, pra atyre iu desh rreth 390 ditё punё gjithsej.
E veçanta e dekorimeve tё kёtyre autorёve ёshtё se, pёr herё tё parё, ata pёrdorin edhe mbishkrimet nё gjuhёn shqipe, dhe arabeska me elemente kombёtare shqiptare.
Dekori dhe kaligrafia arabe ёshtё prezente edhe nё shumё prej xhamive tё ndertuara dhe restauruara nё Shqipёri pas viteve 1991 e gjerё me tani.
Disa shembuj tё kaligrafisё modern
Ide artistike tё shprehura pёrmes kaligrafis imazheve abstrakte, thyerjeve e ngjyrave
Literatura: 1. Fann al-Khatt al-Arabi 1999 Damascus – Afif al-Bahnasi 2. The Rise of the North Arabic Script, Chicago 1939 – Nabia Abbot 3. Arabeska nё Xhami tё Kosovёs Lindore 1994 – Demir Behluli 4. Hat Sanati ve Meşhur Hattatlari, Istanbul 2003 – Muhittin Serin 5. Vexhi Buharaja (njeriu, poeti, dietari 1920 – 1987), Berat 1995 6. Udha e Shkronjave Shqipe, 1999 Shkodёr, As.Prof.Tomor Osmani 7. Abetaret Shqipe dhe Trajektorja e Tyre Historiko-Pedagogjike, Tiranё 2000, Shefik Osmani, Njazi Kazazi
(Punim i paraqitur në Simpoziumin II Ndërkombëtar "Qytetërimit Islam në Ballkan", Tiranë 2003 )
© Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2