wrapper

Rrogozhinë, 11.03.2017

Me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, qendra social-kulturore “Shtëpia e Dritës” në Rrogozhinë organizoi aktivitetin kulturor me temë: “Roli i hoxhallarëve shqiptarë në arsimin dhe gjuhën shqipe”. Në takim morën pjesë qytetarë të Rrogozhinës nga mosha dhe shtresa të ndryshme.

Aktivitetin e hapi përfaqësuesi i AIITC, z. Pëllumb Jaupi, i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe përcolli përshëndetjen e Drejtorit të Institutit, Prof. as. Dr. Ramiz Zekaj. I ftuar për të mbajtur ligjëratën ishte z. Rifat Hoxha, shkrimtar dhe studiues i historisë në trevën e Kavajës e më gjerë.

Gjuha (e folur dhe shkruar) luan një rol të veçantë për një komb në identitetin, kulturën, arsimin dhe sovranitetin e tij. Këtë e kishin kuptuar më së miri edhe udhëheqësit fetarë të muslimanëve shqiptarë dhe për këtë arsye u përpoqën fort e luajtën një rol jetik në formimin e gjuhës dhe arsimit shqip. Prandaj njohja me rolin dhe përpjekjet e tyre është domosdoshmëri për brezat e sotëm. Njehja me këtë kontribut ishte dhe qëllimi thelbësor i këtij aktiviteti.

Studiuesi Rifat Hoxha foli gjerësisht për veprimtarinë patriotike të hoxhallarëve shqiptarë në themelimin e alfabetit dhe të shkollës shqipe, nisur nga Hoxhë Hasan Tahsini, i cili ishte nga të parët që hartuan abetaren shqipe. Më tej ai sqaroi rolin që patën një seri figurash të ndritura si: Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Vehbi Dibra, Said Najdeni, Hoxhë Voka, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu etj., në zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës e të arsimit kombëtar në trevat shqiptare. Në fund iu la vend disa pyetjeve nga të pranishmit në aktivitet dhe sqarimeve nga ligjëruesi.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2