wrapper

Tiranë, 05.10.2018

Pas daljes nga shtypi të numrit 19 të revistës kulturore-shkencore “Univers”, redaksia e kësaj reviste u mblodh në ambientet e librotekës së Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, për të diskutuar mbi problematikat, sugjerimet dhe risitë që sjell ky numër. Me këtë rast kryeredaktori Prof. Dr. Ramazan Bogdani, bëri një analizë të hollësishme të numrit 19 të revistës, ku ndër të tjerat përmendi edhe kontributin e anëtarëve të mëparshëm të redaksisë së kësaj reviste: Prof. Dr. Shefik Osmani, Prof. Dr. Muzafer Xhaxhiu, Prof. Dr. Hysni Myzyri, Prof. Dr. Musa Kraja, Prof. Dr. Murat Gecaj, Dr. Genciana Abazi – Egro etj., duke vlerësuar punën e tyre, gjatë 17 viteve që kjo revistë operon në fushën e botimeve studimore-shkencore.

Më pas, anëtarët e redaksisë diskutuan rreth botimit të fundit të Universit, duke ndarë të njëjtin mendim, se ky numër ka arritur objektivin e redaksisë, si nga pikëpamja e përmbajtjes, me një larmi temash të trajtuara, ashtu edhe nga pikëpamja gjuhësore e artikujve studimorë, shkencorë e kulturorë. Gjatë diskutimeve, redaksia mori parasysh të gjitha rekomandimet përkatëse për përmirësimet e nevojshme në të ardhmen.

Në pjesën e dytë të mbledhjes u bë prezantimi i drejtorit të ri të revistës, dr. Ardian Muhaj, i cili bëri një vlerësim të përgjithshëm të revistës “Univers” dhe prurjeve mjaft interesante ndër vite, por theksoi nevojën që ajo të njihet edhe më shumë mes qarqeve akademike, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu ai komunikoi edhe disa ndryshime të strukturës së redaksisë, që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve në strukturën drejtuese të AIITC-së, ku pas diskutimeve u vendos unanimisht nga redaksia, që Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj të kalojë nga numri i ardhshëm në detyrën e kryeredaktorit.

Mbledhja u mbyll me porosi të nevojshme mbi fillimin e punës për hartimin e numrit të 20-të të “Universit” dhe u theksua se ai duhet të jetë një numër elitar, me impulse të mëtejshme për rritjen e cilësisë së saj akademike, zgjerimin e lexuesve dhe njohjes së saj brenda e jashtë vendit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2