wrapper

Një tjetër departament i rëndësishëm i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam është ai i botimeve. Aktiviteti i këtij departamenti ka nisur që në vitin 1997 dhe ka ardhur duke u fuqizuar nga viti në vit, saqë sot radhiten më shumë se 80 tituj librash të botuar nga AIITC-ja. Kriter kryesor i botimeve është cilësia. Këtë e dëshmon niveli i lartë i botimeve dhe përmbajtja e tyre e larmishme dhe e dobishme për kulturën shqiptare.

Pranë AIITC, krahas librave botohen edhe revista periodike, shkencore dhe për fëmijë; botohen fjalorë voluminozë dhe libra xhepi; manualë shkencorë, artistikë, përkthime etj. Botimet e realizuara janë jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të ndryshme të botës.

Kështu, libri "Ky është profeti Muhamed (a.s.), i Dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin" është përkthyer në 11 gjuhë botuar në 7 gjuhë të botës, ndërsa librat si: "Kosova, rast universal apo sui generis", "Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX", "Arsimi shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare" etj., janë botuar në anglisht.

Së shpejti, në duart e lexuesit shqiptar do të vijnë botime të tjera të rëndësishme dhe me vlera të padiskutueshme për artin, kulturën dhe shkencën shqiptare, e specifikisht atë islame si pjesë e saj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2