wrapper

gjermanisht a

Të interesuarit e gjuhës gjermane pranë AIITC ndahen në dy grupe fëmijët dhe të rriturit. Për këto 2 grupmosha ofrohen metoda të ndryshme të mësimit të gjuhës gjermane.Fëmijët e mësojnë gjuhën gjermane pranë AIITC nëpërmjet metodës "Logisch". Kjo metodë bashkëkohore është e përshtatur për moshat 10 -14 vjeç.
"Logisch" është e përbërë nga 2 libra: Libri i mësimeve dhe libri i ushtrimeve si dhe nga 2 CD. Kjo metodë e ilustruar me foto me ngjyra si dhe me tematika të përshtatura për moshën e adoleshentëve e bën shumë atraktive dhe energjike orën e mësimit.Përmes kësaj metodë kursantët mësojnë një fjalor të pasur në fushën e kulturës, fjalorit të përditshëm si dhe gramatikën gjermane. Për çdo nivel kursantit i ofrohen 50 seanca mësim.

 
 gjermanisht2

Seria e re e metodes se SCHRITTE eshte nje metode e domosdoshme per ata qe duan te marrin certifikaten e gjermanishtes. Bashke me librin e mesimit jepet fletorja e punes dhe 2 kaseta per pjesen e degjimit . Kjo eshte nje seri e kompletuar dhe e pershtatshme per metode kursi . Ne metode fillohet nga temat me te nevojshme ne menyre te hollesishme dhe per temat me te nderlikuara eshte marre ndihme nga interneti.
Niveli i dyte eshte i perbere nga 12 unite te perqendruara ne 3 tema kryesore. Ne kete nivel mesohet vleresimi i kohes se lire si ne festat familjare,ne pazar si dhe ne biseda dhe ambiente me te nderlikuara. Ne kete nivel mesohen rreth 1000 fjale te reja dhe gjithashtu ne menyre te persosur koha e kryer dhe tema gramatikore te veshtira. Edhe niveli i dyte perbehet nga 50 seanca. Nxenesi qe i mbaron keto 2 nivele mund ta perdore me lehtesi gjuhen gjermane ne jeten e perditshme.

More in this category: « Arabisht Turqisht »

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2