wrapper

Veprimtaritë që zhvillon AIITC janë të karakterit shoqëror, kulturor dhe shkencor. Shtrirja e tyre është tek të gjitha grupmoshat, duke filluar nga fëmijët, me të cilët zhvillohen kurse të mësim-besimit e të gjuhës arabe dhe me studentët, të cilët trajtohen në planin ekonomik dhe trajnohen profesionalisht nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Po kështu, veprimtaria e Institutit shtrihet edhe në organizimin e promovimeve të librave të botuar nga AIITC-ja, shfaqjen e filmave dokumentarë, mbajtjen e simpoziumeve shkencore, pjesëmarrjen në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare etj.

Realizimi i të gjitha aktiviteteve bëhet i mundur falë bashkëpunimit të frytshëm me institucione kombëtare e ndërkombëtare, të fushës së kulturës, shkencës dhe besimit. AIITC bashkëpunon me Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Bashkësinë Islame të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, me Arkivin e Shtetit, me Institutin e Historisë etj.

Bashkëpunon me institucione ndërkombëtare homologe (si IRCICA) dhe është pjesëmarrëse në organizma ndërkombëtarë. Instituti është anëtar i Këshillit të Lartë për Edukatë dhe Kulturë në Perëndim. Ky bën pjesë në Organizatën Islamike për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO).

Gjithashtu, AIITC merr pjesë aktive në takimet e Këshillit Botëror të Thirrjes Islame, organizatë e cila bashkëpunon me UNESCO-n dhe Këshillin e Vatikanit për dialog ndërfetar. Përgjatë 20 vjetëve, gama e aktiviteteve është zgjeruar dhe është rritur nga pikëpamja cilësore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family