wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autor: Qemajl Morina

Botues: FSI, AIITC

Nr. faqeve: 208

ISBN: 978-9951-583-14-5

Libri “Studime kontrastive mes arabishtes dhe shqipes në fushën e Fonologjisë” është tema e magjistraturës së Prof. Dr. Qemajl Morinës, e mbrojtur në Universitetin e Kajros, në vitin 1979. Ky studim, i pari i këtij lloji, u botua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të profesorit të nderuar.

Përmes përshkrimit të strukturës fonetike në gjuhën arabe dhe atë shqipe, autori ka për qëllim të vërejë aspektet e ngjashmërisë dhe të ndryshimeve mes këtyre dy gjuhëve. Gjithashtu është një përpjekje për të parashikuar një numër gabimesh që mund të bëjnë studentët shqiptarë gjatë mësimit të gjuhës arabe, si dhe studentët arabë gjatë mësimit të gjuhës shqipe, duke synuar paraqitjen e zgjidhjeve për tejkalimin e këtyre problemeve.

Libri përbëhet nga 6 kapituj dhe arrin të hulumtojë strukturën fonetike të gjuhës arabe dhe asaj shqipe, në nivel të gjuhës letrare. Analiza krahasuese përfshin të gjitha nivelet gjuhësore: fonetike, morfologjike, sintaksore dhe semantike, nëpërmjet teorisë së caktuar gjuhësore. Këtij qëllimi autori ia ka arritur më së miri.

Në kapitullin e parë bëhet një analizë krahasuese e tingullit, përmes hulumtimit në linguistikën kontrastive. Në kapitullin e dytë flitet për bashkëtingëlloret, përmes krahasimit të bashkëtingëlloreve arabe e shqipe. Kapitulli i tretë i kushtohet zanoreve dhe analizës kontrastive mes zanoreve arabe e shqipe. Në kapitullin e katërt trajtohet kategorizimi e gabimeve me fonemat, gabimet fonetike, alofonike dhe gabimet distributive. Në kapitullin e pestë flitet për fonemat supra segmentale, rrokjen, theksin dhe intonacionin në gjuhën arabe e shqipe. Ndërsa kapitulli i gjashtë

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2