wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontributet e shkëlqyera të Islamit ndaj shkencës, artit dhe kulturës janë një trashëgimi e përjetshme dhe e çmuar, e cila duhet të ruhet historikisht për gjeneratat e ardhshme. Por arritjet e mëdha të dijetarëve muslimanë janë të rralla, apo nuk figurojnë fare në arsimin formal dhe sot identiteti, origjina dhe ndikimi i tyre mbeten kryesisht të paqarta. “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror” është botim i Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT) dhe Qendrës për Studime të Avancuara (CNS). Ky libër është një përpjekje e autorit, Dr. Dilnawaz A. Siddiqui, për të sjellë në vëmendje këtë kontribut të jashtëzakonshëm të Islamit ndër shekuj. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam e konsideroi të nevojshëm botimin e këtij libri në gjuhën shqipe.

Koleksioni i punimeve që përfshihen në të, synon t'u japë lexuesve një hyrje të shkurtër të historisë intelektuale të muslimanëve dhe kontributeve që dijetarët e shquar islamë kanë dhënë në disa fusha specifike të dijes, duke përfshirë shkencat themelore dhe të aplikuara fizike e biologjike, mjekësinë, teoritë dhe praktikat ligjore e politike, koncepte, modele dhe institucione ekonomike e financiare etj. Puna e tyre origjinale kërkimore dhe kontributet e shkëlqyera vërtetuan se filozofia, shkencat dhe teologjia mund të harmonizoheshin si një tërësi e unifikuar dhe se Islami nuk u pajtua me ndonjë tradhti midis besimit të vërtetë dhe shkencës së dëshmuar e testuar.

Libri vërteton se studiuesit muslimanë mësuan nga veprat akademike të grekëve dhe romakëve dhe i shpëtuan ato nga zhdukja, duke i përkthyer në arabisht dhe duke i kaluar te brezat e ardhshëm. Kështu, ata lehtësuan kështu hyrjen e Rilindjes Europiane. Djegia e bibliotekës së madhe të Aleksandrisë nga të krishterët fundamentalistë rezultoi në humbjen e një sasie të madhe të trashëgimisë klasike. Muslimanët jo vetëm që i dhanë jetë të re këtyre veprave, por gjithashtu bënë vërejtjet e tyre dhe kërkime origjinale, duke shtuar në këtë trashëgimi një thesar të gjerë të njohurive të reja shkencore në fushat e filozofisë, astronomisë, historisë, matematikës, kimisë dhe shkencave mjekësore.

Mjekët muslimanë morën dhe realizuan detyrën monumentale të prodhimit të teksteve të para mjekësore klasike në një format që do të ishte i njohur edhe sot për studentët e mjekësisë. Spitalet më të mira islame ishin disa shekuj përpara spitaleve europiane. Ndërsa në shkencat e natyrës, muslimanët arabë transmetuan zeron nga India në botë; Leonardo Da Vinci studioi sistemin numerik arab dhe e paraqiti atë në Europë; algoritmi u shpik nga al-Khawarizmi në shekullin e nëntë; Abu al-Wafa zhvilloi trigonometrinë; Ibn al-Haytham zhvilloi optikën, Jabbir ibn Hayyan përgatiti acidin sulfurik dhe kimikatet e klasifikuara në shekullin e XVIII. Teknologjia e prodhimit të letrës u soll nga muslimanët në shekullin e XIX dhe u përhap në Lindjen e Mesme dhe Europë, duke çuar në një zgjerim të botimit të librave. Dijetari musliman Ibn Khaldun u mor me themelimin e disiplinës së sociologjisë; Al-Idrisi jetonte në Sicili dhe përpiloi një libër mbi historinë mesjetare dhe gjeografinë e Europës, duke prodhuar 70 harta të botës. Veprat akademike të Al-Bayrunit dhe Ibn Batutah ende konsiderohen si kontribute pioniere në histori e gjeografi.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2