wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Titulli:  Shura – Parimi kuranor i këshillimit, një mjet për rindërtim dhe reformë

Autor: Ahmad Al-Raysuni

Nr. i faqeve: 246

Botues: AIITC

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS), janë në përfundim të procesit të shtypjes së librit me titull: “Shura – Parimi kuranor i këshillimit, një mjet për rindërtim dhe reformë”, të autorit Ahmad Al-Raysuni. Ky punim shkencor mbi temën e këshillimit, është në vazhdën e një sërë botimesh që po realizohen në gjuhën shqipe, për të plotësuar njohuritë dhe dijen e shqiptarëve mbi zhvillimet bashkëkohore shkencore e kulturore islame.

Në dekadat e fundit, fusha akademike dhe kulturore islame ka dëshmuar botimin e qindra librave dhe artikujve mbi çështjen e këshillimit (Shura). Por ka shumë gjëra që ende duhet të thuhen për këtë çështje. Muslimanët sot, janë të pavetëdijshëm për rëndësinë dhe vlerën e Shuras, ndërsa dijetarët janë disi të pavendosur, nëse është e detyrueshme apo jo dhe cilat çështje kërkojnë këshillim.

E trajtuar gjerësisht në këtë libër, Shura është komentuar shpesh edhe si pjesëmarrje demokratike në një proces vendimmarrës, bazuar në Kuran dhe në Traditën profetike. Kjo ka nxitur debatin mes kritikëve që sfidojnë nocionin e barazimit të Shuras me demokracinë. Për fat të keq, sipas autorit, megjithëse shumë gjëra janë shkruar për këtë temë, në të vërtetë, ky lloj këshillimi është zbatuar në mënyrë joefektive, në rastin më të mirë, dhe është injoruar pa kujdes, në rastin më të keq.

Përmes këtij libri, autori ka si qëllim promovimin e praktikës së këshillimit dhe mbështetjen e përpjekjeve në ndërtimin e bashkësisë islame në të gjithë botën. Përmes trajtimit të mendimeve dhe ideve të ndryshme, si dhe duke sjellë shembuj e fakte reale, autori del në përfundimin se këshillimi duhet të miratohet si një mënyrë jetese për të gjithë muslimanët, për të mbrojtur interesat e tyre. Pjesa më e madhe e librit hulumton mënyrat në të cilat parimi i këshillimit mund të futet, të institucionalizohet dhe të zbatohet në shoqërinë muslimane. Tashmë libri është në rrugën e procesit të shtypjes dhe shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2