wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një pjesë mjaft interesante e trashëgimisë sonë kulturore, vjen në botimin e fundit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, katalogun “Kullat mesjetare të sahatit në trojet shqiptare”, me autor arkeologun Dritan Çoku.
Në këtë katalog, i veçantë në llojin e vet, është paraqitur dokumentimi i kullave të sahatit në 41 qytete shqiptare, të përmbledhura në 62 punime në grafikë artistike. Për realizimin e kësaj pune autorit i janë dashur 11 vjet studime e hulumtime. Përmes saj u ofrohet studiuesve dhe artdashësve një sintezë tërheqëse historike dhe ilustruese mbi këtë gjini arkitektonike të përhapur shumë në qytetin shqiptar gjatë periudhës së sundimit osman.

Siç dihet, sahatkullat janë të lidhura ngushtë me shpikjen e mekanizmit të orës. Si ndërtime ato janë shfaqur në Europë në shek. XIV. Ishin tregtarët shqiptarë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me qytetet evropiane dhe sollën që andej mekanizmat e orës. Më pas ndërtuesit vendas materializuan këtë sukses të mendimit njerëzor në vendin e tyre, duke krijuar këto kulla si objekte për përdorim kolektiv për kohëmatje.

Kjo dukuri ndërtimi në trojet shqiptare është një veçori, diçka e rrallë kjo për qendrat e tjera turke në periudhën osmane. Këto vepra arti mbartin histori shekullore të kulturës sonë autoktone.


Katalogun mund të huazohet për lexim pranë Librotekës së AIITC.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2