wrapper

 1536579828Antologjia letrare e fituesve të “Çmimit AIITC” ndër vite, për moshat e reja, me titull “E bukura në shpirt dhe në jetë”, tashmë është në duart e lexuesve. Bëhet fjalë për një buqetë me poezi dhe ese mjaft frymëzuese, ku secili prej nesh mund të gjejë veten. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam u ka dhënë të rinjve mundësinë, që çdo vit të marrin pjesë në konkursin “Çmimi AIITC”, për të qenë fitues të çmimit special, për krijimtarinë më të arrirë nga moshat e reja, në poezi e prozë. Fituesit e këtij çmimi në 10 edicionet e këtij konkursi, u përzgjodhën për të qenë pjesë e këtij libri.

Tematika e trajtuar nga të rinjtë në krijimtarinë e tyre, merr shkas kryesisht nga jeta e përditshme, natyra, dashuria ndërnjerëzore, por aty spikat edhe përkushtimi ndaj Zotit, si rruga e vetme drejt prehjes shpirtërore të njeriut. Gjithashtu bie në sy sinqeriteti dhe thjeshtësia me të cilën të rinjtë kanë shkruar. Në këto krijime është përdorur një gjuhë e thjeshtë, e konturuar mjaft bukur me figura letrare.

Ky libër transmeton te lexuesit mesazhe pozitive për jetën dhe universin. Botimi i tij është një mënyrë e mirë për inkurajimin e të rinjve, që të bëhen pjesë e këtij konkursi të përvitshëm, duke shprehur talentin dhe prirjet e tyre në fushën e letërsisë, sidomos në lëvrimin e zhanrit të poezisë dhe prozës poetike.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2