wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botues: AIITC
Viti i botimit: 2018
Vendi i botimit: Tiranë
Nr. faqeve: 256
ISBN: 978-9928-126-16-0

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam shton në gamën e botimeve studimore, librin e punimeve të konferencës së tretë shkencore “Kurrikulat dhe tekstet shkollore në medresetë shqiptare”, mbajtur një vit më parë në Ohër të Maqedonisë. Lexuesit mund të gjejnë në këtë botim referimet e mbajtura gjatë kësaj konference ndërkombëtare, ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Shqipëria, Presheva dhe Sanxhaku, të cilët parashtruan shqetësimet, mendimet dhe sugjerimet e tyre, lidhur me nevojën e ndryshimeve të teksteve të përdorura në medrese, si institucionet më të rëndësishme të edukimit islam në rajon.

Disa prej profesorëve të nderuar që mbajtën fjalën në këtë konferencë, ishin: prof. Fahrush Rexhepi, prof. Arian Kadiu, prof. Sulejman Osmani, prof. Ibrahim Idrizi, prof. Shaban Sulejmani, prof. Naser Ramadani, prof. Ismet Osmani etj. Tashmë ky libër është një vlerë dhe gur i shtuar në ndërtesën e studimeve mbi zhvillimet e mendimit dhe të arsimit islam ndër shqiptarët.

Përmbajtja:
Libri përmban 23 punime ku përfshihen një gamë e larmishme tematikash që prekin zhvillimin e edukimit islam, shkencor e qytetar në medresetë shqiptare. Midis tyre mund të përmenden: historiku dhe aktualiteti i medreseve shqiptare, kurrikulat shkollore dhe përshtatja e tyre me nevojat e shoqërisë, metodat e mësimdhënies dhe tekstet mësimore të lëndëve fetare, midis traditës dhe modernes, sfidat e karrierës dhe të profesionalizmit të medresistëve, elementet kombëtare dhe islame në tekstet mësimore, të drejtat e njeriut dhe vlerat e bashkëjetesës paqësore në tekstet dhe programet e medreseve etj.

Duke qenë se medresetë janë institucionet arsimore islame me traditën më të gjatë të mësimdhënies, në plan fetar e kombëtar, në libër hidhet ideja e krijimit të institucioneve të specializuara në fushën e kurrikulave shkollore islame dhe angazhimi i autorëve me njohuri dhe përgatitje teologjike, shkencore dhe pedagogjike, me qëllim hartimin e teksteve që do t′u ofrojnë nxënësve dhe studentëve njohuri teorike dhe aftësi praktike.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2