wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Titulli: Dhe 100 vjet po të rroja
Autori: Ibrahim D. Hoxha
Botues: “Mileniumi i ri”
Vendi i botimit: Tiranë
Viti i botimit: 2018
Nr. faqeve: 67
ISBN: 978-9928-174-52-9

Gjatë jetës së tij, prof. Hoxha iu përkushtua studimeve shkencore mbi historinë shqiptare, veçanërisht atë të Çamërisë, mbledhjes së folklorit dhe publicistikës. Këto vëllime janë fryt i një pune disa vjeçare. Duke qenë njohës dhe interpretues shumë i mirë i këngës dhe valles burimore çame, ai ka arritur të përcjellë në njëzet e një poezitë e librit “Dhe 100 vjet po të rroja” botën e trazuar shpirtërore dhe ndjeshmërinë e një poeti. Me tematikën e gjerë, këto poezi sjellin jo vetëm figurat historike të Shqipërisë dhe Çamërisë, por edhe shqetësimin qytetar për tranzicionin absurd shqiptar.
Këto dy vëllime poetike i shtohen fondit të veprave të tij, krahas botimeve: “Këngë popullore çame”, “Nëpër udhën e penës shqiptare”, “Turqit dhe Shqiptarët”, “Çamëria dhe Janina në vitet 1912 – 1922” (artikuj studimorë), “Visaret kombëtare shqiptare në shtetin grek”, “Enciklopedia Jugshqiptare”, “Shqipëri, moj dritë ylli”, “Bilbila dhe thëllëza çame” etj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2