wrapper

Panairi i Librit “Tirana 2018”, në datat 14-18 nëntor, hap dyert për lexuesit dhe dashamirësit e kulturës në edicionin e tij të 21-të, tashmë me një traditë të konsoliduar. Një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam merr pjesë në këtë panair me botimet e tij studimore e kulturore, në stendën “Autorë shqiptarë”, të organizuar nga shtëpia botuese “Mileniumi i Ri” dhe Institutit i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT). AIITC përfaqësohet me tituj interesantë nga autorë të njohur, si Aleksandër Meksi, Hysni Myzyri, Tahir Dizdari, Sulejman Tomçini, Arian Kadiu, Murat Gecaj, Bardhyl Fico, Ibrahim Hoxha etj.

Objektivi kryesor në këtë pjesëmarrje është prezantimi i botimeve më të mira me karakter studimor, të hedhura në qarkullim vitet e fundit. Si çdo vit, ky panair do të shndërrohet edhe në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën, ku një vend të rëndësishëm do të zënë promovimet e librave të rinj nga disa shtëpi botuese.

Ditën e fundit të Panairit, më 18 nëntor, një juri profesioniste, e përbërë nga emra të njohur në fushën e letrave dhe të publicistikës, do të shpallë edhe çmimet për fituesit, përkatësisht: “Autori i vitit”; “Libri studimor më i mirë”; “Përkthyesi i vitit”; “Libri më i mirë për fëmijë”; “Shtëpia botuese më e mirë”. Duke u nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara, në 5 ditët që do të qëndrojë i hapur, ky panair pritet të vizitohet nga qindra lexues e dashamirës të librit, të cilët do të përfitojnë nga ofertat e shtëpive botuese, për të plotësuar dhe pasuruar bibliotekat e tyre me tituj të rinj librash.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2