wrapper

Panairi 21 i Librit “Tirana 2018” që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në datat 14-18 nëntor, ishte një ekspozitë e larmishme ku u lëvruan zhanre të ndryshme për çdo lexues e dashamirës të librit. Në 5 ditë ky panair u vizitua nga qindra të interesuar të cilët u njohën me botimet më të reja dhe ofertat e shtëpive botuese. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam u prezantua denjësisht, me botimet e tij shkencore e kulturore që ndodheshin pranë stendës së shtëpisë botuese “Mileniumi i ri” dhe Institutit të Edukimit, Trashëgimisë kulturore dhe Turizmit.

Ky panair ishte një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Por edhe një numër i konsiderueshëm arbëreshësh të Italisë vizituan panairin dhe bënë pjesë të bibliotekës së tyre një ndër librat e botuar nga AIITC “Rrahin zemrat arbërore” të autorit Murat Gecaj. Mjaft interes lexuesit shfaqën edhe për revistën shkencore-kulturore “Univers”, “Fjalorin e orientalizmave në gjuhën shqipe”, librin e konferencës së Ohrit “Kurrikulat dhe tekstet shkollore në medresetë shqiptare”, “Fjalorin arabisht-shqip”, për librin “Arkitektura Osmane në Shqipëri”, “Nacional Education during Renaissance” etj.

Gjithashtu ky event u shoqërua edhe me promovime titujsh të rinj librash dhe me biseda të hapura me poetë e shkrimtarë të mirënjohur. Si çdo vit çmimet e veprave ishin në ofertë nga shtëpitë botuese, ndryshe nga çmimet e kripura që ofrohen nëpër librari. Një arsye më shumë kjo që i bën lexuesit të presin çdo vit panairin e nëntorit për të pasuruar bibliotekat e tyre. Ditën e fundit të panairit juria përzgjodhi fituesit nga 131 vepra konkurrente, mes të cilave 50% nga autorë shqiptarë dhe 50% nga autorë të huaj. Mes këtyre çmimeve spikati ai i karrierës për shkrimtarin Kim Mehmeti dhe i krijimtarisë më të mirë të vitit për romanin “Ciklopi” të autorit Brajan Sukaj.

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2