wrapper

Tiranë, 12 dhjetor 2018

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam i kushton një vëmendje të veçantë mbështetjes me bursa për studentët ekselentë, si një kontribut i vyer dhe investim afatgjatë për të ardhmen e tyre. Gjatë një takimi me Departamentin e Studentëve, ata u njohën me objektivat kryesore dhe dhanë sugjerime për realizimin e disa projekteve që janë në interes të tyre.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, drejtori i institutit AIITC, Dr. Ardian Muhaj, uroi studentët për arritjet e tyre të larta dhe theksoi se një ndër objektivat më të rëndësishme të këtij instituti është investimi në brezat e rinj, për krijimin e një elite intelektualësh që do t′i shërbejnë vendit. Gjithashtu ai vuri theksin në bashkëveprimin mes dy palëve si dhe i nxiti ata në hartimin e propozimeve, ideve apo projekteve që mund do t'u shërbejnë atyre përgjatë viteve të studimit.

Më pas, fjalën e mori nëndrejtori Alban Kodra, i cili i njohu studentët më gjerësisht me larminë e shërbimeve që ofron AIITC në tërësi, siç është shërbimi i Librotekës ku mundësohet huazimi i librave, sallat e leximit, si dhe kurset në Qendrën e Gjuhëve të Huaja AIITC, e licencuar për ofrimin e 4 gjuhëve kryesore.

Në fund të fjalës së tij, nëndrejtori Kodra u kujtoi studentëve rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në takimet e radhës dhe në aktivitetet kulturore që AIITC do të organizojë në të ardhmen. Instituti AIITC, përgjatë këtij viti, do vazhdojë të mbështesë Departamentin e Studentëve jo vetëm në vlerë monetare, por dhe në formimin intelektual të tyre, përmes aktiviteteve kulturore, shkencore apo trajnuese.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2