wrapper

Gjatë muajit shkurt, një delegacion i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, i përbërë nga Kryetari i Bordit Drejtues AIITC, Dr. Faruk Borova, dhe Përgjegjësi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, z. Ubejd Osmani, zhvilluan një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit.

Gjatë qëndrimit atje, ata morën pjesë në një varg takimesh në institucione të rëndësishme shtetërore, kulturore e akademike, me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes tyre dhe AIITC.

Krijimi i lidhjeve bashkëpunuese me institucionet akademike e kulturore ishte një ndër objektivat kryesorë të kësaj vizite. Gjatë takimeve të realizuara, delegacioni i AIITC bëri një prezantim të veprimtarisë së larmishme të këtij Instituti në disa sektorë. Po kështu u diskutua për projekte konkrete dhe për një bashkëpunim reciprok në fushat me interes të përbashkët.

Delegacioni vizitoi edhe institucione të tjera, vizita të cilat evidentuan edhe një herë, se Kuvajti është një kontribues i rëndësishëm në Shqipëri, për zhvillimin shoqëror, ekonomik e kulturor.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2