wrapper

Tiranë, 17.04.2019

Në kuadër të bashkëpunimit institucional me institucione simotra me rëndësi në kulturën shqiptare, një përfaqësi e redaksisë së revistës shkencore-kulturore “Univers”, zhvilloi një vizitë pune në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori i revistës dr. Ardian Muhaj, kryeredaktori prof. as. dr. Ramiz Zekaj, anëtarët e redaksisë prof. dr. Arian Kadiu, prof. dr. Nevila Nika dhe koordinatorja e revistës znj. Anisa Hykaj.

Përfaqësia e revistës u prit nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi. Në fjalën e tij kryeredaktori i revistës prof. as. dr. Ramiz Zekaj vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe frytdhënës që revista “Univers” dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam kanë pasur ndër vite, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për këtë bashkëpunim dhe njëkohësishht duke theksuar dëshirën për vazhdimin e tij edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi vlerësoi kontributin e revistës shkencore-kulturore “Univers” në promovimin e kulturës dhe dijes në Shqipëri e më gjerë dhe theksoi nivelin shkencor të artikujve të botuar në revistë dhe të autorëve që kanë kontribuar me dijet e tyre shkencore.

Përfaqësuesit e revistës shkencore-kulturore “Univers” me këtë rast i prezantuan drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar numrin më të fundit të revistës, në të cilin një nga autorët kontribues është edhe dr. Dorian Koçi me një artikull shkencor që sjell të dhëna të reja mbi vjershëtorin beratas Sulejman Naibi. Gjithashtu për koleksionet e Muzeut Historik Kombëtar iu dhurua nga redaksia e revistës kolana e plotësuar e numrave të mëparshëm të revistës shkencore-kulturore “Univers”.

Takimi u mbyll me shpalosjen e ideve konkrete për bashkëpunime të reja mes Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2