wrapper

 

Konferenca "Edukimi joformal islam në gjuhën shqipe" ka si synim të hulumtojë rolin e arsimit joformal në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë dhe Sanxhak, nga pikëpamja e mënyrave të realizimit në mënyrë kritike të potencialit të vet pozitiv aktualisht dhe në të ardhmen. Gjithashtu të shqyrtojë mënyrat, mjetet dhe proceset me të cilat mund të zhvillohet së brendshmi në format e veta të ndryshme dhe së jashtmi në nivele të ndryshme.

Qëllimi kryesor i konferencës është të sjellë së bashku akademikë, studiues, edukatorë, profesionistë dhe aktorë të tjerë për të diskutuar çështjet, sfidat dhe mundësitë që paraqet edukimi islam joformal në gjuhën shqipe.

Konferenca organizohet nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë dhe Qendra për Studime të Avancuara, Sarajevë.

Punimet e Konferencës do të mbahen në gjuhën shqipe.

 

THIRRJE E HAPUR PËR KUMTESA

Konferenca Ndërkombëtare
Edukimi joformal islam në gjuhën shqipe

12-13 tetor 2019
Podgoricë, Mali i Zi

 

TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS

Kumtesat e paraqitura duhet të adresojnë një nga temat e mëposhtme. Mund të merren në konsideratë
edhe kumtesa cilësore që shtjellojnë çështje të tjera të ngjashme apo të lidhura me tematikën kryesore.

1. Zhvillimi historik i edukimit islam në mejtepe dhe xhami;
2. Arsimi jozyrtar islam nga OJF-të: evolucioni dhe problematikat;
3. Familja si aktor i mësimit islam;
4. Pedagogjia dhe didaktika e edukimit jozyrtar islam: mësuesit, burimet dhe metodat e mësimdhënies;
5. Risitë dhe krijimtaria në edukimin islam jozyrtar dhe informal;
6. Ndikimi i hytbes dhe vasit si mediume të edukimit islam jozyrtar;
7. Programet e aftësimit të vazhdueshëm për imamët, mësuesit e medreseve dhe grupe të tjera;
8. Përmbajtja islame në gjuhën shqipe në media: Internet, TV dhe Radio;
9. Financimi i mësimit joformal dhe infrastrukturës;
10. Arsimi islam joformal: Vlerësimi i ndikimit në shoqëri.

Çështje që mund të trajtohen:

• Format
• Burimet
• Financimi
• Ofruesit
• Studentët
• Kurrikula
• Materialet didaktike
• Mësuesit
• Orientimet
• Prirjet e zhvillimit

Botimi i përmbledhjeve dhe kumtesave të Konferencës

Përmbledhjet / abstraktet e të gjitha referimeve të pranuara do të botohen në një broshurë të veçantë. Kumtesat e plota do të publikohen në vëllimin e akteve të konferencës, pas recensionit shkencor.

Mikpritja dhe qëndrimi
Shpenzimet e akomodimit dhe qëndrimit për pjesëmarrësit do të mbulohen nga organizatorët e konferencës.

Afati i ri i dërgimit të titullit dhe abstraktit: 15 gusht 2019

Njoftimi i pranimit të kumtesave: 1 shtator 2019

Afati i dërgimit të tekstit të plotë të kumtesës: 1 tetor 2019

Emaili për komunikim dhe për dërgimin e abstrakteve dhe kumtesave:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. / Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Në bashkëpunim me Qendrën per Mirëkuptim Ndërkulturor "Horizonti", Mal i Zi.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2