wrapper

Cover Muhtesar Sahih El Buhari 2 color kopertina e hapurNë vijim të veprimtarisë së tij botuese, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) nxori në qarkullim gjatë muajit nëntor 2015, një botim të ri të librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”. Ky është botimi i tretë i këtij libri në përgjithësi, ndërkohë që bie në sy përsëritja e publikimit të tij brenda pak muajve nga botimi i dytë.

Shtysat për ribotimin e kësaj vepre në një periudhë të shkurtër kohore lidhen kryesisht me pozitën e lartë që ajo gëzon në panteonin e literaturës islame, për shkak se përmbledh transmetimet më autentike  nga Profeti Muhamed (a.s.). Një faktor tjetër që e bëri të nevojshme përsëritjen e këtij botimi, është edhe kërkesa e lartë për të, që vjen nga lexuesi i literaturës islame në trevat shqipfolëse.

Publikimi i tretë i librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”, në vija të përgjithshme i përmbahet të dytit, por si çdo proces ribotimi, ka pësuar përmirësime të reja, kryesisht nga ana grafike. Megjithatë, teksti arabisht i haditheve profetike është rishikuar tërësisht nga studiuesi Mahmud Arnauti dhe ka arritur një shkallë të lartë saktësie.

Në aspektin grafik, botimi i ri ka një kopertinë të re, të punuar bukur me teknikën e serigrafisë dhe përdorimin e varakut gold nëpër linja. Pjesa e brendshme e librit është punuar me ngjyra; sfondi i tekstit arabisht ka një ngjyrë të lehtë rozë dhe nëntitujt janë me ngjyrë të kuqe. Në këtë mënyrë krijohen thyerje që e bëjnë librin më të këndshëm për syrin e lexuesit dhe shumë estetik si paraqitje.  

*Kliko këtu për të parë një ekstrakt nga brendia e tij

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family