wrapper

Profesor i asociuar në Universitetin Kanadez të Dubait

Ditën e hënë, dt. 13.06.2016, vizitoi Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) Dr. Sejf Al Jabri, mik i Institutit dhe njëkohësisht anëtar i Revistës Shkencore Kulturore “Univers”.

Dr. Saif Rashid Al Jabri, i shoqëruar nga djali i tij z. Mohamed Al Jabri, u mirëpritën nga kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova, nëndrejtori i Institutit z. Alban Kodra, anëtarë të bordit drejtues Amb. Shaban Murati dhe Prof. Alush Saraçi, si edhe pjesëtarë të tjerë të stafit AIITC.

Nëndrejtori i Institutit u uroi mirëseardhjen miqve dhe u përcolli përshëndetjet e Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, të cilët i falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë vazhdimisht AIITC dhe për vizitën e shumëpritur prej tyre. Më pas u bëri një paraqitje të botimeve të Institutit, një përshkrim të veprimtarive të zhvilluara gjatë vitit 2016, si dhe planeve e aktiviteteve kryesore të AIITC në perspektiv.

Miqtë u shoqëruan për një vizitë në ambientet e Institutit, e veçanërisht librotekën AIITC ku bien në sy tituj librash të fushave të ndryshme, si edhe në sallën e Muzeut e AIITC ku u njohën me disa nga dorëshkrimet e vjetra që disponon ky muze.

Dr. Saif Rashid Al Jabri gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri vizitoi Universitetin Bedër, ku u takua me Rektorin Dr. Ferdinand Gjana dhe me një grup profesorësh e studentësh nga Departamenti i Shkencave Islame. Më pas ai zhvilloi një varg vizitash e takimesh në xhaminë e ndërtuar nga familja e tij në fshatin Gjuricaj dhe institucione të tjera kulturore në vend.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2