wrapper

Në qytetin Stara Zagora të Bullgarisë në kohën e Osmanëve u ndërtuan shumë xhamia, hamame, dhe pazare. Në luftën e vitit 1877, mes Osmanëve dhe Rusisë shumë nga këto ndërtime u shkatërruan. Në vitet që pasuan edhe ato ndërtime Osmane që i mbijetuan luftërave u prishën nga qeveria Bullgare.

Sot në këtë qytet e vetmja xhami që i ka rezistuar rrënimit, është Xhamia e Hamza Beut. Sipas Evliaja Çelebise ajo është e vetmja xhami që ka mbijetuar deri sot nga 17 xhamitë dhe mesxhidet që ekzistonin.
Xhamia u ndërtua në vitin 1409. Ajo u ndërtua gjatë kohës së Yildirim Bajazitit, djalit të Emirit Sulejman Çelebisë nga ana e Emirit Hamza Beut.
Në vitin 1856, xhamia u dëmtua shumë nga zjarri. Në luftën mes Osmanëve dhe Rusisë është e vetmja xhami që i ka shpëtuar zjarrit.
Në vitin 1985, edhe xhamia e Hamza Beut mori pjesën e saj nga politikat e asimilimit që u zbatuan për Turqit në Bullgari. Në fillim u kërkua të hiqej hëna e vendosur sipër minares me një kupolë, më pas shkatërruan minaren komplet.
Nga gërmimet e bëra në xhaminë kryesore në këtë vend nga historianët Bullgarë në vitet 2009-2011, është pretenduar të jetë tempull i periudhës romake. Në periudhën 2008-2013, me mbështetjen pa shpërblim financiar të dhënë për Xhaminë e Hamza Beut nga ana e BE-së, kjo xhami u shndërrua në Muzeun e Feve.

More in this category: XHAMIA E GAZIT - ELBASAN »

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family