wrapper

Librotekës së Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), i shtohet 6 libra të rinj nga albanologu arbëresh Antonio Bellusci.

Atë Antonio Bellusci, jeton në Kalabri. Ai është studiues, filozof dhe atdhetar. Ka themeluar revistën arbëreshe “Lidhja” dhe drejton Bibliotekën Ndërkombëtare Shqiptare “A. Bellusci”, në Frascineto (Cosenza).

Në prill të vitit 2014, ai vizitoi Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) në kuadër të Akademisë së AIITC “Popuj dhe kultura”.

Gjashtë librat e dhuruara nga z. Bellusci janë studime letrare, etnologjike dhe historike mbi praninë, prejardhjen, kulturën dhe folklorin e arbëreshëve të Italisë. Ata pasqyrojnë një vlerë të çmuar kombëtare të ruajtur me fanatizëm prej shekujsh. Librat zakonisht janë në gjuhë, në shqipen arbëreshe e në italisht dhe titullohen si më poshtë:

DSC 0182

- “Antologji arbëreshe: prozë dhe poezi gojore”; në këtë libër lexuesi njihet me të folurën arbëreshe, frazeologjinë dhe me përshkrimin e zakoneve në veshje, në të ngrënë, në martesa e vaje, termat e bujqësisë dhe të blegtorisë, si dhe me disa dorëshkrime arbëreshe të shek. XIX. E folura arbëreshe është e transkriptuar dhe e përkthyer në italisht.

- “Gli Arberori – Arvaniti, un popolo invisibile” (Arbëreshët – Arvanitasit, një popull i padukshëm); kërkime etnografike rreth arvanitasve në Greqi (1965 – 2000).

- “Magia, miti e credenze popolari” (Magji, mite dhe besëtytni popullore); kërkime etnografike ndër arbëreshët e Italisë.

- “Il telaio” (Vegja); tekste origjinale arbëreshe me përkthimin në italisht; kërkime mbi kulturën popullore materiale të endjes ndër arbëreshët.

- “Ricerche e studi tra gli Arberori dell ‘Ellade” (Kërkime e studime ndër arbëreshët e Greqisë); tekste e dokumente për rrënjët e arbëreshëve në Itali dhe popullsitë arbëreshe në Greqi.

- “Antologia Arbëreshe” (Antologji Arbëreshe); ninulla, gjëegjëza, urime, lojëra dhe besëtytni popullore etj., të transkriptuara sipas të folmes arbëreshe dhe të përkthyera në italisht.

Libroteka AIITC shpreh mirënjohje për Atë Belluscin, për këto studime të çmuara, të cilat nxjerrin në pah dhe ruajnë vlera historike të kësaj pjese të popullsisë shqiptare. Tashmë këto libra lexuesi mund t’i huazojë pranë Librotekës sonë.

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2