wrapper

 

Tirana, 08.02.2017                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucione dhe partnerë të ndryshëm brenda e jashtë vendit, një delegacion i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) realizoi një vizitë kortezie në Ambasadën e Egjiptit në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi me Ambasadorin e Egjiptit, z Mohamed Khalil, të akredituar së fundmi në Shqipëri, për ta uruar për misionin fisnik dhe për t’i përcjellë dëshirën e stafit të AIITC për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunuese mes dy institucioneve.

Delegacioni i cili përbëhej nga dr. Faruk Borova, Kryetar i Bordit Drejtues AIITC, Prof. as. dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i AIITC, Amb. Shaban Murati, anëtar i Bordit Drejtues dhe znj. Anisa Hykaj, koordinatore e marrëdhënieve me jashtë, u prit nga z. Ambasador.

Nga ana e tij, z. Khalil tha fjalët më të mira për Shqipërinë, duke vënë theksin te lidhjet e vjetra kulturore mes dy popujve dhe rëndësinë që vazhdojnë të kenë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona.

Dr. Borova i uroi mirëseardhjen në Shqipëri z. Khalil dhe suksese për marrjen e detyrës së re. Ai shprehu vlerësimet e tij për përkrahjen që i ka dhënë Ambasada e Egjiptit institucioneve kulturore dhe arsimore në Shqipëri e në veçanti AIITC. Ashtu siç rikujtuan dhe rivlerësuan kontributin e universitetit të Al-Azharit për dhënien e bursave për studentët shqiptarë gjatë viteve ‘90.

Më pas Drejtori i AIITC, Prof. as. dr. Ramiz Zekaj shprehu mirënjohjen e tij për Ambasadën e Egjiptit në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e frytshëm të realizuar gjatë shumë viteve mes dy institucioneve. Ai shfaqi dëshirën që në të ardhmen ky bashkëpunim të pasurohet më tej dhe në këtë kontekst prezantoi edhe disa projekte që lidhen me fusha të kulturës, arsimit dhe trashëgimisë islame.

Me këtë rast Ambasadorit iu dhuruan disa nga botimet më të fundit të AIITC, ndër to edhe libri kushtuar Dinastisë shqiptare që themeloi shtetin e ri të Egjiptit.
Nga ana e tij, SH.T.Z Mohamed Khalil, falënderoi delegacionin për vizitën. Ai vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes tyre. Gjithashtu diskutoi për mënyrat e zgjerimit të tyre mes AIITC dhe institucioneve homologe në Egjipt.

 

 

 

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family