wrapper

Historia e xhamisë së poetëve, për nder të kryevezirit të Sulejmanit të Madhërishëm


Xhamia e Gazit të Sinanit, njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetëve”, për shkak se në të gjithë muret e saj ishin shkruar vjersha, lëvdata e fjalë profetike nga poetët dhe udhëtarët që vinin nga të katër anët e Perandorisë. Sipas Çelebiut në muret e saj kishte aq shumë mbishkrime sa mund të formohej një vëllim me 1500 faqe.


Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili jetoi në vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartë. Ka qenë oficer pallati në kohën e sulltan Sulejmanit (Sulejmanit të Madhërishëm), guvernator në Gaza e Tripoli. Merr titullin Gazi (hero) më 1564 me pushtimin e Jemenit, më pas komandat flote, kryekomandant i ushtrisë në luftën kundër Persisë 1580. Kryevezir më 1582 dhe guvernator i Damaskut më 1568.


Ka drejtuar ekspedita kundër Hungarisë dhe Serbisë. Mendohet se ka financuar ndërtimin e xhamisë që njihet me emrin xhamia e Gazit. Pas kësaj periudhe përmenden edhe xhamia e Lepurit, xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakëve, xhamia e Beqarëve dhe 20 medrese.


Sipas kronikanëve, xhamitë e Elbasanit zotëronin një cilësi të tillë ku të gjitha minaret ishin në harmoni mes tyre në të njëjtën lartësi. Xhamitë kanë qenë ndërtuar në qendër të qytetit. Edhe në fshatra si në Fushë Buall dhe Godolesh ekzistojnë gjurmë të xhamive shekullore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family