wrapper

Ammar El-Mufti

Në qoftë se njeriut do t’i mundësohej për të vazhduar në një fluturim përmes galaktikave dhe më tej, do të arrinte ose do të përplasej me një pengesë përfundimtare që nuk mund të kalohet, sepse universi (sado që duket i pafund), është i kufizuar (patjetër dhe në mënyrë të pashmangshme) brenda kufijve të kohës dhe hapësirës! Kjo është një pikë ose pengesë e vështirë për ne ta imagjinojmë apo ta perceptojmë! Është njësoj sikur ta përfundoje udhëtimin dhe të ktheheshe përsëri në Tokë brenda një qarku rrethor (për analogji dhe thjeshtim).

Por, nëse do të kishim mundësi të zhyteshim në mënyrë të pandërprerë në bërthamë dhe proton dhe pastaj në kuark (thërrmija e fundit e zbuluar nga shkenca), do të zbulonim më pas përbërjen e kuarkut (subkuarkun). Dhe pastaj po të vazhdonim drejt shtresave përbërëse më të thella të botës së atomit, do të mbërrinim në thelbin e materies, i cili është komponenti përfundimtar dhe origjina e materies në univers; ajo është një lëndë ose komponent imagjinaro-hipotetik (thuajse filozofik), por është “absolutisht e vërtetë dhe nuk mund të ndahet apo penetrohet". Ashtu si në rastin e kufijve të universit apo hapësirës së jashtme të largët, është e vështirë për ne përfytyrimi apo perceptimi i atij komponenti përfundimtar apo atyre kufijve të brendshëm, të cilët nuk mund të kapërcehen.

Me pak fjalë: bota e jashtme ka kufij përfundimtarë, gjithashtu edhe bota e brendshme. Allahu e di më së miri. Sido që të jetë fuqia potenciale apo aktive në përhapjen e universit, përmbledhja e saj është që galaktikat e tjera po largohen nga galaktika jonë, Rruga e Qumështit, në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpejtësi ne rritje proporcionale me largësinë e atyre galaktikave prej nesh.

rruga e qumshtit

Rruga e qumështit


Me pak fjalë: kjo përhapje ose ky zgjerim i vazhdueshëm kozmik ka si pikënisje shpërthimin apo plasjen e parë, Big Bangun, i cili ka çuar në zgjerimin e masës fillestare, që ka pasur dendësi dhe forcë shumë të madhe graviteti (pavarësisht vogëlsisë sa limituar). Ky shpërthim ka sjellë si rezultat këtë univers të

gjerë, i cili në shikim të parë na duket i pafundmë. Në fakt, ky është një univers me fund e i kufizuar dhe provë për këtë është origjina e tij nga një masë e vetme ose një pllakë, që Zoti deshi që të plaste. Kthimi pas në kohë e vërteton atë.
Por substanca e materies së dukshme dhe të padukshme duhet patjetër që të jetë bazë reale, edhe pse ne nuk jemi në gjendje për të arritur tek ajo. D.m.th ndarja e përbërësve të bërthamës në një seri të pafundme thërrmijash është e pavërtetë, përndryshe do të ishte e pamundur ekzistenca reale të cilën ne e perceptojmë.

"Pohimi ose mohimi" i ekzistencës së Krijuesit të Plotfuqishëm bëhet me anë të:

1. argumentit shkencor dhe / ose
2. argumentit logjik (i cili është baza dhe themeli i shkencës) dhe / ose
3. besimi i thjeshtë dhe instinktiv (ose te mos besosh) tek Ai, të dërguarit dhe shpalljet e Tij.
Sido që të jetë, “dikush pretendon prej mijëra vitesh (dhe Ai është Allahu) se Ai është Zoti, Krijuesi" (ekzistuesi i përhershëm dhe qenia pa fillim) dhe Ai krijoi universin dhe jetën nga asgjëja, dhe dërgoi lajmëtarët dhe mesazhet tek krijesat e Tij për qëllime të kësaj bote dhe të botës tjetër. Dhe nuk ka asnjë krijues apo zot tjetër të supozuar që ta ketë kundërshtuar me fakte këtë pretendim, me përjashtim të mohuesve Tij nga disa prej krijesave të Tij.
Por që të jenë (materia dhe energjia) të përhershme pa fillim, kjo është diçka e pamundur si nga ana logjike, ashtu edhe ajo shkencore (derisa të provohet ndryshe!!). D.m.th, universi është i krijuar dhe jo i përhershëm, pa fillim. Është e pamundur që të ketë krijuar veten e tij ose të ketë ardhur rastësisht pa krijues (derisa të provohet ndryshe).

big bang

Big Bang

Ashtu siç është e pamundur (logjikisht dhe shkencërisht) që masa, e cila shpërtheu apo u nda 13 miliardë vjet më parë nga Big Bangu, të ketë ekzistuar gjithmonë pa fillim, përndryshe ajo nuk do të kishte shpërthyer, por do të kishte mbetur statike, në gjendje qetësie, ashtu siç ishte që nga përjetësia e supozuar. Si pasojë, Ai i cili e shpërtheu apo e plasi atë, duke bërë prej saj këtë univers madhështor, masiv, kompleks dhe të mrekullueshëm në përbërjen dhe horizontet e tij, është Krijuesi i Përhershëm, i cili e ka deklaruar këtë në mënyrë të përsëritur për mijëra vjet.

Mendja e njeriut e pranon apriori konceptin ose teorinë e ekzistencës së përjetshme apo të pafundme, e cila mund të jetë cilësi e universit ose e Krijuesit të atij universi (e njërit, por jo e të dyve).
Ashtu siç ky univers i gjerë, i mrekullueshëm në përbërjen e tij nuk mund të jetë i pafundmë, pa kufij (duke qenë se është produkt i përhapjes dhe shpërthimit të një mase të vjetër që erdhi apo u krijua nga asgjëja), e tillë është edhe jeta.
Sa i përket zhytjes në atom drejt përbërësve të kuarkut, ajo do t’ju shpjerë thellë dhe larg drejt materies filozofike, të supozuar dhe imagjinare, e cila është aq e paarritshme, sa edhe universi masiv.

univers

Universi

Lëvizja e cila është "thelbi i ekzistencës" është e krijuar, e papritur dhe jo e përhershme (logjikisht dhe shkencërisht), përndryshe ajo do të kishte shteruar vetveten (derisa të provohet ndryshe). Unë jam i impresionuar nga elektroni i cili pa lodhje apo mërzi vërtitet rreth bërthamës së atomit prej miliona apo miliarda vitesh; megjithëse i ngarkuar negativisht dhe me peshë të lehtë (si pluhur), ai nuk bie dhe nuk tërhiqet drejt bërthamës, edhe pse ajo është e ngarkuar pozitivisht dhe me peshë mijëra herë më të madhe! Sigurisht, ajo që pengon rënien dhe përplasjen është shpejtësia e vazhdueshme apo lëvizja sinergjike e cila neutralizon tërheqjen e ngarkesave elektrike dhe masave. Por është dikush i cili e mban atë lëvizje esenciale dhe që e ka krijuar nga asgjëja. Pa atë lëvizje të vazhdueshme, universi do mblidhej rreth vetes dhe do të kthehej siç ishte.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2