wrapper

Tiranë, 05.04.2017

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) renditet si një nga donatorët kryesorë në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, që kanë mbështetur zhvillimin ekonomik dhe kulturor në vend. Me synimin për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional me këtë Agjenci, një përfaqësi me drejtues të AIITC realizuan ditën e mërkurë një vizitë pune në zyrën e TİKA-s në Tiranë. Ata u pritën nga drejtori i saj, z. Eyup Yavuz Ümütlü, i cili u uroi mirëseardhjen dhe i falënderoi për vizitën.

Gjatë takimit, Drejtori i AIITC, prof. as. Dr. Ramiz Zekaj e vlerësoi lart punën e zhvilluar nga TİKA në Shqipëri dhe projektet e realizuara prej saj në fushat e zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor e social. Sipas tij, këto arritje janë tregues i qartë i zhvillimit pozitiv të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Turqisë. Më pas ai paraqiti përmbledhtazi objektivat dhe veprimtarinë e larmishme shkencore, kulturore dhe botuese që ka zhvilluar AIITC ndër vite.

Në vijim të bisedës, Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova përgëzoi këtë institucion për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në vendin tonë, duke i uruar suksese të mëtejshme. Ai vuri në dukje bashkëpunimin që ka zhvilluar AIITC me TİKA-n gjatë kësaj kohe, fryt i të cilit është botimi në shqip i librit “Islami dhe jeta” dhe i veprës me dy vëllime “Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman”.

Nga ana e tij, z. Ümütlü shfaqi gatishmërinë e tij që bashkëpunimi të forcohet më tej në projekte të tjera me interes të përbashkët mes dy institucioneve. Me këtë rast, iu dhuruan disa nga botimet e AIITC, siç janë “Fjalori i Orientalizmave”, “Xhamitë e Shqipërisë” etj

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2