wrapper

Shkup 04.04.2017

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam i kryesuar nga Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj kreu një vizitë kortezie në zyrat e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, Maqedoni.
Delegacioni u prit nga kreu i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili u uroi mirëseardhjen dhe i falënderoi për vizitën.

Kryetari i BFI-së bëri një paraqitje të shkurtër të aktiviteteve të BFI-së dhe arritjet që ka ky institucion. Nga ana tjetër drejtori i AIITC-së, Prof. As. Dr. Zekaj foli mbi aktivitetet e larmishme të Institutit AIITC, sidomos në sferën e botimeve shkencore.

Më pas palët shkëmbyen literaturat e botuara nga institucioneve përkatëse, në shenjë të vijimësisë së marrëdhënieve miqësore midis tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2