wrapper

Turneu i vizitave që përfaqësues të AIITC dhe të revistës “Univers” kryen në institucione të ndryshme akademike, kulturore e fetare në Maqedoni, ishte një rast i mirë që Libroteka e AIITC të pasurohet me disa prej botimeve kryesore të këtyre institucioneve.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhuroi disa monografi dhe revista të botuara në vitin 2016, të cilat janë: “Hulumtime linguistike dhe kulturorë – historike në etnoregjionin e Rekës së Epërme”, “Studime Albanologjike, Presheva në rrjedhat e historisë (shek.XX)”, “Besime popullore Shqiptare – Rite e mitologji në rajonin e Kumanovës”, “Gjerasimi”, “Jeta ime”, si dhe 3 numrat e fundit të revistës periodike “Scupi”.

 

2

 

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhuroi: librin me gjashtë vëllime “Për fe dhe atdhe” nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, “Tradhtia me profil dhelpre”, “Gjendja dhe perspektivat e sistemit arsimor fetar në suazat e Bashkësisë Fetare Islame”, “80 vjet të kushtetutshmërisë së BFI-së”, “Përmbledhje punimesh – III”, “Fjalor Arabisht – Shqip”, buletin informativ “Aktivitete 2016”, si dhe revistën periodike “Hëna e Re”

3

Ndërsa Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup dhuroi për Librotekën e AIITC vëllimin e parë të përmbledhjes me hadithe “El-Muvettaë” të përkthyer në shqip, librin “Terminologjia e shkencës së hadithit” dhe revistën periodike shkencore interdisiplinare islame, me një përmbledhje punimesh.

Libroteka e AIITC shpreh mirënjohje dhe vlerësim për botimet e lartpërmendura dhe i fton të gjithë dashamirësit të përfitojnë nga leximi i tyre në mjediset e saj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2