wrapper

Manama, 11 - 14. 04. 2017 Personalitete të spikatura të arenës ndërkombëtare në fushën e historisë dhe monumenteve historike, nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur këto ditë në Kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, në konferencën globale të monumenteve historike. Në këtë konferencë tre ditore prezantohen kërkimet më të reja të bëra në fushën e monumenteve historike islame si dhe hidhet dritë mbi rëndësinë e trashëgimisë islame.

Njëkohësisht, nga kjo konference synohet krijimi i agjendave të përbashkëta për evitimin e efekteve të jashtme që ndikojnë negativisht në ruajtjen e tyre. Studimet kryesore në këtë fushë u prezantuan nga përfaqësues nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit Persik, Jemeni, Iraku, Palestina etj. Nga Shqipëria merr pjesë një nga specialistët e njohur në fushën e historisë, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Zyrtarë të lartë të kulturës dhe trashëgimisë nga vende të ndryshme, në prezantimet e tyre, vunë në dukje domosdoshmërinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike e kulturore. Ndër më të spikaturat ishte thirrja e kryetares së institutit të trashëgimisë kulturore në Bahrejn Shejha Mej, e cila apeloi për krijimin e fakulteteve të posaçme të monumenteve të kulturës.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2