wrapper

Dubai: 2 – 4 maj 2017

Mbylli punimet e saj në Dubai Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, e organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Gjuhës Arabe nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President i Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryeministër dhe Emir i Dubait.

Të pranishëm në këtë konferencë ndërkombëtare ishin përfaqësues të lartë shtetesh dhe institucionesh akademike të botës arabe dhe më gjerë, të cilët kanë në qendër të vëmendjes së tyre mbarëvajtjen e gjuhës arabe. Nga Shqipëria mori pjesë Drejtori i Institutit Shqiptar të Medimit dhe të Qytetërimit Islam, Prof. as. Dr. Ramiz Zekaj, i cili prezantoi punimin shkencor me temë: “Gjuha arabe dhe kurrikula e saj në universitetet ballkanike”.

Punimet e Konferencës ishin shumë intensive. Përgjatë tri ditëve të zhvillimit të saj në ambientet e Al Bustan Rotana Hotel në Dubai, u zhvilluan rreth 120 sesione, ku prezantuan punimet e tyre qindra studiues të gjuhës arabe. Drejtimet kryesore që mbuloi Konferenca ishin: gjuha arabe dhe media, kontributet e institucioneve shtetërore dhe private në shërbim të gjuhës arabe, letërsia moderne arabe, gjuha arabe dhe teknologjia në shërbim të saj, zhvillimi i arabishtes në katedrat universitare, gjuha arabe jashtë botës arabet etj. Në kuadër të konferencës, organizatorët shpallën edhe fituesin e Çmimit Ndërkombëtar “Mohammed bin Rashid” për gjuhën arabe. Ky çmim iu akordua Institutit për Mendimin Arab, për projektet dhe programet e tij pioniere në shërbim të gjuhës arabe.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam mori pjesë në punimet e sesionit për gjuhën arabe në Europë dhe në Afrikë. Ai paraqiti historikun e përfshirjes së gjuhës arabe në institucione të ndryshme të arsimit të lartë në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, siç janë: Universiteti i Sarajevës – Fakulteti i Studimeve Islame, Universiteti i Prishtinës - dega e orientalistikës, Universiteti Shtetëror i Tetovës - dega e orientalistikës,

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup. Në prezantim u analizuan kurrikulat dhe programet mësimore të arabishtes në këto institucione, tekstet e përdorura në mësimdhënie, niveli i synuar dhe një varg problematikash të tjera.
Në përfundim të punimeve të saj, Konferenca e 6-të Ndërkombëtare mori vendimin për botimin e kumtesave, si dhe vlerësoi me çmim punimet më të mira.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2