wrapper

Tiranë, 1 qershor 2017

Qendra Studimore për Historinë, Artin dhe Kulturën Islame (IRCICA) është një prej institucioneve kërkimore, me të cilat Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka një bashkëpunim të frytshëm ndër vite. Në vijim të këtij bashkëpunimi, një delegacion i AIITC zhvilloi një vizitë pune në selinë e IRCICA-s në 31.05.2017.

Delegacioni, i përbërë nga prof. as. dr. Ramiz Zekaj - Drejtor i AIITC, amb. Shaban Murati - Anëtar i Bordit Drejtues të AIITC dhe Ubejd Osmani - përgjegjës i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në AIITC, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të IRCICA-s, Dr. Halit Eren. Palët diskutuan për një varg çështjesh në fushat, ku mendojnë se duhet ta orientojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.

Në parim u ra dakord për zhvillimin e një ekspozite të përbashkët në Tiranë me tematikë:"Vlerat Kulturore dhe Humane të Vendeve të Shenjta, Mekës dhe Medinës".
Dr. Halit Eren shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në fushën e seminareve, sesioneve shkencore, përkthimit të librave dhe transkriptimin e dorëshkrimeve që disponon IRCICA dhe qendrat e tjera kulturore e shkencore në Stamboll.

Delegacioni i AIITC më pas, i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i Ircica-s, dr. Halit Eren zhvilloi edhe një vizitë në librotekën e kësaj qendre, ku u njohën nga afër me arritjet që ajo ka pasur gjatë viteve të fundit.

Dr. Halit Eren premtoi se së shpejti do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë dhe në qendra të tjera në rajonin e Ballkanit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2