wrapper

Stamboll, 14 nëntor 2017
Forcimi i lidhjeve të partneritetit me institucione kulturore, fetare e studimore në rajon përbën një nga shtyllat e veprimtarisë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Në këtë kontekst, një delegacion i AIITC i përbërë nga Kryetari i Bordit Drejtues dr. Faruk Borova dhe Drejtori i Institutit prof. as. dr. Ramiz Zekaj zhvilluan një takim zyrtar me Myftiun e Stambollit, prof. dr. H. Kamil Yıllmaz.

I pranishëm në takim me delegacionin e AIITC ishte edhe z. Ismet Qazimi, një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të Institutit nga diaspora shqiptare në Lindjen e Mesme.

Pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit, Myftiu i Stambollit foli për lidhjet dhe marrëdhëniet shekullore shqiptaro – turke. “Sami Frashëri - tha ai - na ka dhënë fjalorin dhe Mehmet Akifi himnin kombetar, ndërsa mbi 27 kryeministra në Perandorinë Osmane ishin shqiptarë, prandaj ne kemi detyrime ndaj shqiptarëve”.

Nga ana e tij, Dr. Faruk Borova e falënderoi Myftiun për pritjen dhe i konfirmoi fjalët e tij, duke theksuar nevojën e vazhdimësisë së këtyre marrëdhënieve, ashtu siç po ndodh.

Ndërsa Drejtori i AIITC paraqiti veprimtarinë e Institutit dhe projektet e përbashkëta që po zhvillohen me institucionet homologe në Ankara e Stamboll. Gjithashtu, ai foli për disa nga projektet e reja, për realizimin e të cilave gjatë vitit në vazhdim Instituti është në kërkim të partnerëve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2