wrapper

Rijad, 22 Nëntor 2017

Një delegacion i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), i përbërë nga Kryetari i Bordit, Dr. Faruk Borova dhe Drejtori i Përgjithshëm, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, vizituan një numër institucionesh shkencore dhe kulturore në Arabinë Saudite me qëllimin e rritjes së bashkëpunimit shkencor dhe kulturor me këto institucione. Vizita ka ardhur në vrazhdën e një ftese zyrtare prej Qendrës për Kërkime dhe Ndërkomunikim Dituror (QKND) në Rijad.

QKND është një institucion i pavarur kërkimor që merret me studime humane në çështjet bashkëkohore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me institucione kulturore e hulumtuese. Ajo boton studime lidhur me Arabinë Saudite në çështjet ekonomike, politike, sociale dhe kulturore, njëherazi tregon interes për botimin e veprave të trashëgimisë kulturore arabe-islame.

Në këtë kontekst, të mërkurën, më 15 nëntor 2017, delegacionin e priti Kryetari i QKKD, Dr.Yahya Mahmud bin Xhunaid, së bashku me një sërë zyrtarësh të Qendrës. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku secila palë paraqiti një pasqyrë të aktiviteteve të saj dhe diskutoi çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë. Të dy palët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve për të përcaktuar fushat e bashkëpunimit.

Gjatë kësaj kohe, delegacioni kreu një sërë takimesh dhe mbledhjesh në Universitetin “Mbreti Saud” në Rijad. Gjatë takimeve u takuan edhe me Ekselencën e Tij Princin A.Nayef bin Thunayan bin Mohammed Al Saud, Dekani i Fakultetit të Arteve; me Prof. Dr. Abdullah bin Nasser Al-Subaie, Mbikëqyrësi i Qendrës Mbreti Selman për Studimet e Historisë dhe Qytetërimit të Gadishullit Arabik; me Prof. Sulltan Ali Al Murshid - në Departamentin e Letërsisë Saudite dhe zyrtarë të tjerë në Fakultetin e Arteve për Studime Pasuniversitare dhe Kërkimore Shkencore, dhe në Redaksinë e gazetës “Resala Al-Jami'a”.

Vlen të theksohet se vizita do të vazhdojë edhe në ditët e mëpasshme, sipas një plani aktivitetesh, që do të hapin horizonte të reja për të rritur bashkëpunimin shkencor dhe kulturor midis institucioneve relevante në Shqipëri dhe Arabinë Saudite.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2