wrapper

Pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja AIITC ofrohet mësimi i gjuhëve anglisht, gjermanisht, turqisht dhe arabisht. Metodat interaktive të mësimdhënies, teknologjia digjitale, zbatimi i saktë i programeve, mësues të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë, bëjnë që kjo qendër të ofrojë mësimdhënie me standarde të gjuhëve të huaja.

Këto kurse janë përpiluar në mënyrë të atillë, që t'u vijnë në ndihmë si grupmoshave të ndryshme, ashtu dhe atyre që kërkojnë intensitet në përvetësimin e gjuhës.

Misioni ynë është ofrimi jo vetëm i shërbimeve cilësore dhe të standardizuara, por edhe krijimi i lehtësirave në marrjen e këtyre shërbimeve, sipas kërkesave të komunitetit.

Muaji dhjetor shënoi fillimin e kurseve të klasave të reja për mësimin e gjuhës gjermane. Kursantët janë të gjithë të nivelit fillestar dhe mësimi operohet me paketën e librit “Shritte international”. Interesimi ndaj gjuhës gjermane sa vjen dhe rritet dita-ditës.

Aktualisht pranë AIITC-së po frekuentohen 2 klasa për mësimin e gjuhës gjermane, kryesisht nga studentë, të ndara me nga 8 kursantë secila. Mësimdhënia zhvillohet 3 herë në javë dhe pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
Gjithashtu qendra jonë ofron edhe kurse individuale për të interesuarit, ku edhe këtë vit vazhdon të jetë e regjistruar një nxënëse që i përket nivelit B2, e cila ka frekuentuar qendrën tonë që në hapat e para të mësimit të gjuhës gjermane.

Përgjatë vitit akademik 2017-2018 Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC do të operojë me paketë ofertash për gjuhën gjermane dhe angleze, në mënyrë të veçantë për maturantët dhe studentët.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2