wrapper

Projekti i Librotekës së AIITC “Bibliotekat, thesar i diturisë” vazhdon të pasurojë bibliotekat e qyteteve dhe institucionet arsimore-edukative edhe gjatë vitit 2018. Dhurimi i radhës është bërë pranë Shoqatës Kulturore “Almuzaini”, e cila parashtroi kërkesën që studentet e saj të pajisen me literaturë islame bashkëkohore.

Për këtë qëllim, Libroteka dhuroi librin “Shkenca bashkëkohore siç është shpallur në Kuran dhe në fjalët e Profetit”, të autoreve Dr. Itidal Al-Banawi dhe Dr. Tahani Al-Zayat. Ky libër i përkthyer në shqip dhe i botuar nga AIITC, flet për mënyrën se si trajtohen në tekstet e shenjta të Islamit të vërteta dhe fakte shkencore të zbuluara nga shkenca moderne.

Përgjegjësja e Librotekës së AIITC-së znj. Afërdita Hyseni, gjatë takimit me drejtuesen e shoqatës “Almuzaini” znj. Ermira Muça dhe me studentet e pranishme, përshkroi shkurtimisht përmbajtjen e librit, duke theksuar se ai është si një kod vërtetësie për fjalën e Zotit në Librin e Shenjtë të Kuranit. Sipas saj vërtetësia e fakteve shkencore, është e perceptueshme për çdo lexues, i çfarëdo besimi qoftë ai.

Në fund të takimit të gjitha studenteve dhe stafit drejtues të shoqatës iu dhurua një kopje e këtij libri. Drejtoresha Muça përcolli falënderimet e saj të përzemërta për përgjigjen që AIITC i dha kërkesës së tyre. Ajo theksoi se me shumë kënaqësi do të mirëpresë bashkëpunimin institucional edhe në drejtime të tjera, me qëllim pasurimin e kulturës islame e kombëtare.

Nëpërmjet kësaj nisme, Libroteka e AIITC fton çdokënd, qoftë individ apo institucion, që të kontribuojë me libra të fushave të ndryshme. Librat pasi grumbullohen e klasifikohen, shpërndahen nëpër biblioteka të ndryshme të vendit, sipas nevojave të tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2