wrapper

 

Dita e shtunë ka mbledhur në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në qytetin bregdetar të Durrësit dashamirë të shumë të librit në programin e organizuar me rastin e promovimit të veprës më të re të përkthyer nga gjuha boshnjake me mjeshtëri prej Prof. Ismail Dizdarit, një prej bashkëpunëtorëve të kahershëm të Insitutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam AIITC. Libri i titulluar “Arratisja ime në Liri” i autorit të njohur boshnjak Alija Izetbegoviç ka ngjallur një interes të madh për lexuesin që e merr këtë libër në duar për herë të parë, jo vetëm për titullin e tij intrigues, por edhe për përmbajtjen, e cila ndërthuret ndërmjet përjetimeve personale, religjionit, historisë, fizolofisë etj.

Të pranishëm në këtë promovim ishin një sërë personalitetesh të spikatura të qytetit bregdetar, përfshirë njerëz nga bota e artit, letërsisë, politikës, fesë, si myftiu i Tiranës, Z. Ylli Gurra, Prof. Xhemal Balla, Prof. Ali Hoxha, shkrimtari Agim Baçi, drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam AIITC Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj dhe qytetarë të shumtë të komunitetit boshnjak të vendosur në qytetin e Durrësit.

Aktiviteti ka filluar me fjalët e Prof. Xhemal Ballës, i cili, pasi bëri një rezyme të shkurtër të asaj që përmban libri “Arratisja ime në Liri”, në fjalën e tij hodhi dritë mbi fakte të rëndësishme të veprimtarisë së kolozit me famë botërore Alija Izetbegoviç, duke cekur disa aspekte nga jeta e tij personale, letrare dhe politike. Pas tij, fjala i kaloi Prof. Ali Hoxhës, që si redaktor i kësaj vepre madhore, i paraqiti auditorit disa nga pikat më kulminante të librit, duke shpalosur risitë që sjell ai për lexuesin shqiptar brenda Shqipërisë dhe më gjerë.

Ndërsa, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, i ftuar nderi në këtë eveniment, pasi vlerësoi punën kolosale të z. Ismail Dizdari në shërbim të arsimit, e tashmë edhe me përkthimin e librit “Arratisja ime në Liri”, u shpreh se ky libër që ndërthur më së miri mes analizave të mprehta fetare, filozofisë së lashtë dhe asaj bashkohore dhe spiritualitetit, tregon për botëkuptimin e gjerë të Alija Izetbegoviç, vepra e të cilit është gjithëherë frymëzuese jo vetëm për dialog brenda qyteterimit Islam, por edhe për dialog ndërmjet qytetërimeve në mbarë globin. Sipas tij, Izetbegoviç është intelektuali më i shquar mysliman i Europës, vepra e të cilit përveç përkthimit ka nevojë edhe për qasje shkencore, dhe kjo është pjesa më e rëndesishme dhe që besoj do ndodhë në të ardhmen, pasi ajo çfarë trasheguam nga ai janë, jo vetëm vepra madhore, por edhe dëshmi e fakte historike përmes të cilave ne mund të shohim dhe ndërtojmë më mirë të ardhmen tonë.

Më pas programi ka vazhduar me fjalët e përfaqësuesve të komunitetit boshnjak të vendosur në Durrës, të cilët në fjalët e tyre, krahas vlerësimeve maksimale të punës së Prof. Dizdarit, theksua rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes shqipëtarëve dhe boshnjakëve, për vetë faktin se kulturat e dy popujve janë mëse të ngjashme si nga forma dhe nga përmbajtja. Por ashtu, u theksua rëndësia e promovimit të letërsisë boshnjake në gjuhën shqipe, ku të gjithë folësit ishin të njëzëri në lidhje me rëndësinë që përmban ky element në promovimin e popullit boshnjak, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Ndërkohë që z. Ismail Dizdari në fjalën e tij, pasi falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre, u shpreh se Alija Izetbegoviç është një pishtar i ndritshëm që ka shpërndarë dritën e tij në një kohë që Bosnjë-Hercekovina ka kaluar nëpër një prej periudhave më të vështira, si dhe më vendimtare në historinë e saj. Pas fjalës së tij, z. Dizdari i ftoi të pranishmit të ndiqnin një dokumentar të shkurtër rreth jetës dhe veprimtarisë larmishme të shkrimtarit të madh Alija Izetbegoviç, në fund të së cilit dha autografe për lexuesit që tërhoqën një kopje të librit.

 

 

 

 

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2