wrapper

Gjuha angleze cilësohet si një prej gjuhëve globalisht më të përhapura mes njerëzve me kombësi të ndryshme. Mësimi i kësaj gjuhe që në moshë të re përbën një domosdoshmëri. Ky është edhe qëllimi për realizimin e të cilit punojnë edhe qendrat social-kulturore, që Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam i ka vendosur në shërbim të komunitetit, në të gjithë vendin. Mes aktiviteteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që ofrojnë këto qendra për çdo grupmoshë, janë edhe kurset e gjuhëve të huaja.

Një prej tyre është edhe qendra social-kulturore Borakë, e cila ka organizuar ceremoninë e ndarjes së certifikatave për kursantët e gjuhës angleze, që përfunduan me sukses nivelin e dytë të mësimit të kësaj gjuhe, për një periudhë tre-mujore. Një numër i konsideruar kursantësh nga moshat shkollore morën pjesë në këto kurse, ku përfituan dije shtesë të anglishtes, duke përvetësuar gramatikën dhe komunikimin në praktikë.

Mësimdhënia interaktive, me programe bashkëkohore, e bën edhe më të lehtë mësimin e gjuhës në këto qendra, ku fëmijët fitojnë besimin dhe aftësitë e nevojshme për të komunikuar anglisht. Puna e palodhshme e mësuesve të specializuar të gjuhës angleze, u kurorëzua me përfundimin me sukses të nivelit të dytë, ku kursantët që morën pjesë, u pajisën me certifikatë aftësie. Për ta bërë më festive këtë ceremoni, u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2