wrapper

 

Nisi veprimtaritë e tij festivali “Ditënetët e librit”, që organizohet nga Klik Ekspo Group, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, gjatë datave 16-20 maj, në Muzeun Historik Kombëtar. Pritet që ai t'i japë një tjetër ngjyrë aktiviteteve artistike e kulturore në kryeqytet, me më shumë se 70 aktivitete.

Në kuadër të këtij festivali është edhe panairi I librit, ku prezantohet edhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, me botimet e tij në fusha të ndryshme të dijes, kulturës dhe studimeve. Në ditën e parë të panairit, stendën e AIITC e vizituan shumë dashamirës të librit, të cilët u njohën me tituj të botuar së fundmi, por edhe të mëparshëm.

Duke qenë se ky festival do të shoqërohet edhe me mbrëmje poetike, promovime librash, apo rrëfime të autorëve të mirënjohur, mbi frymëzimin e tyre letrar, edhe AIITC do të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve gjatë ditënetëve të panairit, duke promovuar librin “300 hadithe”, një prej botimeve të tij më të fundit, me autor z. Muhamed Sytari.

Pritet që gjatë 5 ditëve të këtij panairi, ai të ndiqet nga qindra qytetarë shqiptarë, por edhe turistë të huaj, të interesuar për zhvillimin kulturor të vendit tonë.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2