wrapper

Sarajevë, 27.06.2018

Pas dy ditësh intensive me prezantime shkencore, analiza, diskutime dhe pune në grup, mbylli me sukses punimet e tij seminari ndërkombëtar i trajnimit për hartimin e teksteve mësimore të arsimit islam në Ballkan.

Objektivi i këtij seminari ishte shqyrtimi i gjendjes aktuale të teksteve mësimore në medresetë islame të vendeve ballkanike dhe njohja e specialistëve përkatës me zhvillimet dhe arritjet më të fundit botërore në fushën e hartimit të këtyre teksteve. Për këtë qëllim, drejtuesit e trajnimit, specialistë nga instituti gjerman i kurrikulave “Georg Eskart”, paraqitën një material të gjerë studimor dhe didaktik për hartuesit e teksteve, drejtorët dhe mësuesit e medreseve të ndryshme pjesëmarrëse në seminar.

Zhvillimi i trajnimit u ndoq nga afër prej institucioneve bashkorganizatore, Qendrës për Studime të Avanacuara (Sarajevë), Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (Tiranë) dhe Bashkësisë Islame të Bosnje Hercegovinës. Në trajnim u evidentua së pari nevoja për të pasur qasje të reja dhe moderne për hartimin e teksteve të arsimit islam në shkollat fetare të Ballkanit, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij arsimi sipas standardeve bashkëkohore të edukimit. Përveç kësaj, u theksua nevoja që institucionet përgjegjëse për arsimin islam në vendet përkatëse, të adaptojnë këto qasje dhe të formojnë kuadrin e duhur, i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtij procesi: përcaktimin e nevojave, hartimin e teksteve të reja dhe vlerësimin e tyre të vazhdueshëm.

Në ditën e dytë të këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me metodologjitë e përdorura në hartimin teksteve bashkëkohore të edukimit fetare. Më pas i konkretizuan këto njohuri duke analizuar disa tekste të kësaj fushe të përdorura në vende të ndryshme europiane. Ashtu siç përcaktuan aftësitë kryesore që duhet të përcjellin tekstet mësimore fetare te nxënësit e shkollave fetare, duke u bazuar mbi modelin gjerman të një teksti didaktit, të përshtatur sipas nevojave të lëndëve fetare. Nuk munguan diskutimet për qasjet e reja të propozuara nga specialistët gjermanë, ku pjesëmarrësit morën në shqyrtim përputhshmërinë e tyre me karakterin specifik të njohurive që përcjellin lëndët fetare.

Në mbyllje të seminarit organizatorët dhe pjesëmarrësit nxorën përfundimet përkatëse për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme. Për këtë qëllim u rekomandua hapja e një faqeje interneti ku do të publikohen në vazhdim studimet e reja në këtë fushë dhe pjesëmarrësit do të mund të zgjerojnë bashkëpunimin midis tyre për arritjen e rezultateve pozitive konkrete në shkollat fetare islame të Ballkanit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2